Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar pas një publikimi të lajmit në medie se Qeveria e Albin Kurtit prej së hënës mund të marrë masa të ashpra kufizuese edhe ndaj këtij sektori. Ndonëse gjatë pandemisë gastronomia ka qenë shumë e rrezikuar me masa të marra nga Qeveria, Kllokoqi ka shkruar në Facebook se nuk duam ta kapim për fyt qysh në ditët e para, me presion, zhurmë, protesta.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Si Kryetar i Shoqates se Gastronomve te Kosoves, Kryeministrit dhe Qeverise se re i uroj suksese dhe pune te mbare.
Qeveria e re e ka marre shtetin ne dore ne situaten me te rende te shendetit publik dhe ekonomise.
Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta.
Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojme.
Po shpresojme qe lajmet mos t’i marrim vesh nepermjet mediave, po ashtu siç na eshte premtuar nga vete subjekti qe tanime ka filluar qeverisjen, qe te ulemi se bashku, te bisedojme, dhe vendosim per te ardhmen.
Vetem bashkarisht mund te kalojme krizat e shendetit publik dhe shendetit ekonomik!”.