in

Gashi-VV-së, ndal shantazhin ndaj deputetëve të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të ndal shantazhin ndaj tre deputetëve të LDK-së që nuk morën pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit

Gashi tha se nëse vazhdojnë kështu, LDK-ja do ta rikonsiderojë qëndrimin për të marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit.

” Unë jam para jush për ti bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të ndalin çdo presion dhe tentim shantazhi ndaj deputetëve të LDK e sidomos ndaj tre deputetëve Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu. Ajo çka ka bërë mbrëmë zonja kusari duke shantazhuar dhe kërcënua deputetë të LDK është e papranueshme dhe e patolerueshme”, tha ai.

Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit. Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

Lini një Përgjigje

Selmanaj: Nuk do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e Presidentit

Papa, thirrje vendeve të shpejtojnë shpërndarjen e vaksinave