in

Garda e Iowa-s trajnon FSK-në, ambasada e SHBA-së: Së bashku më të fortë

Nga 7 deri më 10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowa-s kanë kryer trajnimin mjekësor të ekipit ‘Role 1’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ky ushtrim do të ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarte të operacionit dhe ndërveprueshmërisë.

“Kjo është një tjetër dëshmi e forcës, rëndësisë dhe suksesit të programit të partneritetit shtetëror mes Gardës së Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Së bashku më të fortë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në platformën X.

The Guardian: Kosova, vendi më i ri i Evropës, me ndikim të madh muzikor

Nis largimi i trupave prej aeroplanit të rrëzuar në Brazil