Në prag të përvjetorit të 80 të Masakrës së Hereçit, publikojmë kumtesën e autorit Gani Perolli “Reflektime për Masakrën e Hereçit” mbajtur në kuadër të Muajit të Kulturës
Kombëtare Shqipëri–Kosovë nga dt.01-30 Shtator 2006, nën patronatin e dy kryeministrave, prof. dr. Sali Berisha dhe gjeneral Agim Çeku, në Sesionin shkencor kushtuar ”Lëvizjës Kryeziu”- në Rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”.
Në Luftën e Dytë Botërore ,në ndeshjen e madhe midis popujve dhe forcave përparimtare me forcat nazifashiste, shqiptarët u gjendën dhe luftuan përkrah popujve liridashës.Shqi- përia,më 7 prill 1939,u bë ndër viktimat e para të agresionit fashist. Ajo u sulmua dhe u pushtuar nga ushtria italiane. kjo ditë u bë njëkohësisht edhe fillimi i rezistencës së arma- tosur kundër këtij pushtimi.Kudo që shkeli pushtuesi fashist Italian,u prit me demonstratë dhe me armë.në Durrës,në Vlorë,Shëngjin dhe në Malësinë e Gjakovës etj.u dëgjua push- ka e atdhetarëve dhe nacionalistëve shqiptarë,siç ishin vëllezërit Kryeziu të Gjakovës.
Është jo e saktë ajo që thuhet në historiografinë komuniste shqiptare se rezistenca dhe lufta kundër pushtuesit u nis dhe u zgjerua me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Dihet se nga 7 prilli 1939 e deri në nëntor 1941,kishin kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë luftë.Në gazetën “Bytyqi” nr.2 2005 f.4 shkruhet se Hamit Perolli rroku armët kundër pushtuesit dhe doli në mal duke formuar çetën e tij.më pas si kryetar i çetës së Hasit,së bashku me çetën e tij u bashkua me formacionin luftarak të drejtuar nga nacio- nalisti atdhetar Gani Beg Kryeziu,për ta vazhduar atë deri në shpuarrjën e pushtuesit nazifashist.
Në vlerësimin e figurës dhe lëvizjes kombëtare Kryeziu,duhet vëmë re, edhe një karak teristikë tepër të veçantë:synimin e saj për të gjetur aleat sa më besnikë dhe të qëndrueshëm për fatet e kombit shqiptar.kjo ishte meritë e analizës dhe gjykimit të tyre të drejt të rrugës historike dhe gabimeve që ishin bërë në të kaluarën.Dhe për ironi historike dhe për fatin tonë të keq ndodhi që edhe Partia Komuniste shqiptare u krijua ma duart e serbo-jugosllavëve Milladin Popoviq dhe Dushan Mugoshës.
Vëllezërit Kryeziu u lidhën me forcat anglo-amerikane të demokracive perendim ore,që kishin dëshmuar përkrahjen e tyre për lirinë dhe demokracinë e popujve. Lufta kundër pushtuesit nazifashist ishte e egër dhe plot sakrifica.Bashkëpunimi ose më saktë nënsht- rimi i komunistëve shqiptarë ndaj komunistëve jugosllavë,pavarësisht nga fasada e “luftës çlirimtare” ishte goditje pas shpine e idealeve kombëtare dhe solli edhe masakra të dhimshme,siç ishte Masakra e Hereqit.Në këtë kumtesë po ndalem vetëm në pak mom ente të kësaj ngjarjeje me theks akuzues ndaj organizatorve dhe shkaktarëve të kësaj masakre.Pas mbarimit të luftës u arrestuan në Dobrej Said Kryeziu,bashkë me oficerin anglez Simcox,dhe intelektualin e shquar Llazar Fundo.Ky i fundit me urdhër të Enver Hoxhës u ekzekutua në Kolesian të Lumës, ndërsa Saidi dhe kapiteni Simcox i shpuenë në Berat,ku mbahej Plenumi i Partisë Komuniste Shqiptare(tetor 1944).
Dy vëllezrit e tjerë,Ganiu dhe Hasani,bashkë me disa luftëtar të tyre,u kthyen në Gjakovë për të shmangur vëllavrasjen.Gani Kryeziu vazhdonte të shpresonte se anglo-amerikanët do të mbanin premtimet e tyre se popujt që çlirojnë vetëveten, kanë të drejtë për vetven- dosje. Ata,pas kthimit në Gjakovë u strehuan në kullën e Tosun Kryeziut,sepse sarajet madhështore të Gani Kryeziut i kishin djegur nazistët gjermanë.liderin e Lëvizjes, Gani Kryeziun,e kishin thirrur në Këshillin e Rrethit në Gjakovë gjoja për t’u konsultuar. Papritmas i vunë prangat,e arrestuan dhe pas një gjyqi të improvizuar e dënuan me 5 vjet burg.Pasi mbaroi afatin e burgimit në Sremska Mitrovicë,Gani Kryeziun e helmuan.Pas këtij akti kriminal,u lajmërua familja që të mirrte rrobat e tij.Ndaj vëllait tjetër,Hasan Kryeziut, shërbimi sekret komunisto-jugosllav ndoqi një taktikë tjetër,më finoke në paraqitje dhe,më të egër,në përmbajtje. Pasi arrestuan Gani Kryeziun,erdhën tek fisniku Hasan Kryeziu dhe me fjalë përkëdhelëse iu drejtuan, pak a shumë kësisoji:”Jemi marrë vesh me Ganiun dhe çdo gjë është në rregull..Ja tash vjen dhe ju tregon vet.Jemi mirënjohës për luftën që keni bërë kundër okupatorëve nazifashist dhe sigurisht vendi i juaj është garantuar në sistemin e ri. Kemi ardhur që të bëjmë vetëm rregjistrimin e armëve dhe një kontroll mjekësor.Lerëni armët tek vendi,se tash po u sjellim armë të reja..(?)
Të gjithë i xhveshën gjoja për visit mjekësore.Pastaj një nga një,të xhveshur,i shpunë në një dhomë tjetër. I lidhën forcërisht dhe i ngarkuan në një kamion të mbyllur. Komand- antin e tyre, të papërkulurin Hasan Kryeziun,e ndanë nga luftëtarët e tij, dhe si veprojnë bishat e xhunglës,i prenë me thikë gjuhën që të mos fliste dhe të jepte komandë.Kështu
të lidhur dhe të keqtrajtuar,me kamion,i nisën drejt malit të Herçit në atë janar të ngrirë të vitit 1945.
Në Hereç,posa i sollën luftëtarët e lirisë,bishat komuniste u sullen mbi ta, i coptuan me thika, kazma, lopata, i masakruan dhe i hodhën në një bunar me ujë.Këta forca të errë-
sirës,serbo-malazezët, iu frikësuan ballafaqimit me armë me këta trima të lirisë dhe i torturuan me duar të lidhura.Shpëtuan duke ikur të gjveshur dy nga këta martirë:Zenel Ademi i Gashit dhe Mal Shyti i Berishës. Në Hereç u vranë brutalisht Hasan dhe Xhevat Kryeziu nga Gjakova,Selim Mal Dula, Brahim Musli Demalijaj,Shaban Sadik Saraçini,Shpend Zeqir Preng Gjoni,Sali Preng Gjoni, Ukë Arif Preng Gjoni, Halil Preng Gjoni, Metë Rexhë Saraçini, Col Isuf Koka,
Sadri Gjon Papaj,Sali Shpend Mujaj,Musë Avdyl Nezaj,Musë Zenel Alimetaj,Ali Miftar Zhuta, Ramë Osmani, Shpend Halili, Mehmet Musa, Smajl Sadik Koka,Rexhë Mehmeti, Ahmet Ali Mehmetaj, Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami.
Në përfundim të këtij parashtrimi të shkurtër,po theksoj diagramën tragjike të familjes me tradita atdhetare të Kryezinjëve të Gjakovës.Said Kryeziu u arrestua në Shqipëri dhe u mendua i zhdukur, Hasan Kryeziu, Xhevat Kryeziu,s’bashku me bijtë më të mirë të Malësisë së Gjakovës u masakruan barbarisht dhe trupat e pajetë të tyre u hodhën në bunarin e Hereçit.Dervish Kryeziu,profesor dhe sekretar i Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë u vra në një atentat nga agjentët e sigurimit jugosllav,derisa po rruhej në një berbe-
rhane të Pejës,Të dy djemët e Sylejman Kryeziut,Kryetarit shumvjeçar të Gjakovës dhe bashkëthemeluesit të Lidhjës së Dytë të Prizrenuit, Myrteza(Xajë)Kryeziu u vra në Kolëgecaj, i vëllai i tij Sefedin Kryeziu,u vra në Gjakovë.Ismet Kryeziu vdiq nga torturat në një burg të Shqipërisë,në vitin 1952.Masar Kryeziu përfundoj në një kamp të përqënd- rimit në Shqipëri.Më vonë,u zhdukën,edhe nipat e kësaj familje,që nuk mbanin të njejtin mbiemër.
Krimet e sistemit të urryer të komunizmit filluan që ditët e para të vendosjes në krye të shtetit dhe vazhduan gadi gjysëm shekulli.ky system barbar zhduku bijtë e bijat më të mira të kombit.Asnjë komb nuk I’a ka parë sherrin këtij rregjimi, më shumë se kombi shqiptar.Po masakra e Tivarit,Po masakra e Drenicës,Po Këneta e Maliqit,Burgjet dhe kampet e përqëndrimit në Shqipëri,ku përfunduan një numër i madh i popullsisë së pafaj- shme, vetëm se kishin treguar një fije patriotizmi duke përmendur emrin e Kosovës, ose për faktin se kishin kritikuar “Vëllezërit”- Jugosllav ose ”Vëllezërit”-sovjetik.
Në reflektim të kësaj ngjarje tragjike brutale mund të thuhet:Armiqtë e kombit shqiptar, për të zhdukur çdo ide, çdo rezistencë për bashkimin e trojeve etnike, goditën drejtuesit, figurat më aktive dhe të shquara të kombit,siç bënë me vëllezërit Kryeziu.Sistemi totalitar komunist nuk deshi dhe nuk mundi të zgjidh dot çështjen themelore-bashkimin kombëtar, sepse kishte në bazë teorinë famëkeqe të internacionalizmit proletar,sipas së cilës interes- at kombëtare duhet t’u nënshtrohen interesave ndërkombëtare,ashtu që sipas këtij parimi Kosova duhet të mbetet nën pushtimin e Jugosllavisë (Shih:Enver Hoxha -“Titistët”).
Për viktimat e Masakrës së Hereçit duhet të ngrihet një monument nderimi dhe të dekreto hen nga Presidentja e Kosovës të masakruarit si dëshmor të kombit,siç ka vepruar qeveria demokratike e Shqipërisë vite më parë.