in

Gani Mehmetaj: Si i islamizoi kryeveziri turk i etnisë serbe Mehmet Pash Sokolloviçi arbërorët e Pejës

Kronisti papnor tregon se si popullata shqiptare nisi të kthehet në fenë myslimane, që të mbronte kokën e dinjitetin nga terrori i priftërinjve serbë, të cilët i solli Turqia, megjithëse në Pejë e Dardani, nuk pati serbë. Ndërkaq ishin marrë vesh që priftërinjtë serbë të bënin terror, kurse sundimtarët turq t’u ofronin më zemërgjerësi shqiptarëve vendës të konvertoheshin në fenë myslimane, ose të mbeteshin bujkrobër të Patrikanës.Në Dardani, pjesë e Shqipërisë etnike, veziri i madh i Perandorisë Otomane, serbi Mehmet Pashë Sokoloviç (1506– 1579), me urdhër të Sulltanit rindërtoi Patrikanën e Pejës, caktoi të vëllanë Makarie Sokolloviç, peshkop të Patrikanës së Pejës, duke i dëbuar priftërinjtë ortodoksë arbërorë, por edhe ata bizantinë, sipas marrëveshjes me Sulltanin.Të njëjtën gjë e bëri edhe në Kishën e Deçanit, e në të gjitha kishat bizantine deri në Nish. Pakkush e di se në Kishën e Deçanit, pjesë e kishave shqiptare, Onufri e ka bërë një pikturë murale me vlerë të madhe artistike. Historianët e sotëm serbë e fshehin këtë fakt, ose e lënë në heshtje, ashtu sikurse e lënë në heshtje faktin se në Kishën e Deçanit meshat i mbanin shqiptarët ortodoksë, sepse serbë në atë krahinë të Dukagjinit nuk pati asnjë për be.Me konsolidimin e priftërinjve serbë të caktuar nga Stambolli, raportonte një relacion i priftit katolik shqiptar nga Peja, drejtuar Vatikanit, nisi terrori i priftërinjve serbë ndaj popullatës shqiptare me ndihmën e zabitëve turq.Perandoria Osmane që e qeveriste këtë qytet më tërë Dardaninë jo vetëm nuk i mbronte fatkëqijtë, por ankesat e tyre i kthente mbrapsht, duke deklaruar se nuk përzihej në punët e brendshme të kishës.Ndërkaq ishin marrë vesh që priftërinjtë serbë të bënin terror, kurse sundimtarët turq t’u ofronin më zemërgjerësi shqiptarëve vendës të konvertoheshin në fenë myslimane, ose të mbeteshin bujkrobër të Patrikanës.Kronisti papnor tregon se si popullata shqiptare nisi të kthehet në fenë myslimane, që të mbronte kokën e dinjitetin nga terrori i priftërinjve serbë, të cilët i solli Turqia, megjithëse në Pejë e Dardani, nuk pati serbë.Kështu qeveritarët otomanë luanin lojë të dyfishtë.Ndërkaq, rugovasit, që e mbronin Patrikanën e Pejës, nisën ta braktisin këtë kishë, duke u mbyllur në gëzhojën e tyre, ose u tërhoqën në bjeshkët e mjegullta.Qyteti me rrethinë iu nënshtruan terrorit të shkombëtarizimit e konvertimit.Gjendja paraqitej e rëndë edhe në territoret e tjera etnike, ku pushtetin shpirtëror e mori Patrikana e Stambollit dhe Qeveria turke, duke i detyruar shqiptarët të dëgjonin predikimet e lutjet në gjuhë të huaj.Nisi shkombëtarizimi i shqiptarëve ortodoksë ose kthimi i tyre i dhunshëm në myslimanë.Shqiptarët katolikë e mbronin gjuhën e fenë prapa maleve të mjegullta, ose në qytetet e fortifikuara.Shqiptarët ortodoksë, që u shuan në kombet e tjera janë kaptina më e dhimbshme e historisë sonë, sepse dikur përbënin më shumë se gjysmën e popullatës në veri të Shqipërisë deri në Nish dhe në jug deri në Peleponez. Nga konvertimi i arbërorëve ortodoksë dolën pjesa dërmuese e shqiptarëve myslimanë.(…)Qele-Kulla dhe flijimi i shqiptarëve për pavarësinë e Serbisë: Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri (turqisht Karagjorgji, serbisht Gjorgje Petroviq) udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë.Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoksë, kreu i të cilëve e udhëhoqi këtë kryengritje, ndërsa bajraktari serb, Milosh Obrenoviqi, një fshatar i pagdhendur që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turq dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Osmane.M. Obrenoviqi me serbët e vet vranë në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzuan turqve dhe e hapën rrugën për autonomi, duke u pavarësuar shkallë-shkallë.Kështu kryengritjen kundër Turqisë në Serbinë e sotme e nisën shqiptarët, e vazhduan serbët me ndihmën e Rusisë, ndërsa e pësuan shqiptarët.Turqit bënë një masakër të paparë në qytetin e Nishit, duke vrarë mijëra shqiptarë ortodoksë dhe duke syrgjynosur mijëra të tjerë në Anadoll. Qele-Kulla, një pirg i tmerrit në qytetin e vjetër të Nishit, me 952 kafka të murosura, u bë sinjal alarmi, ndërsa Serbia e ndërtoi mitin e rezistencës me flijimet shqiptare. Shqiptarët e tjerë u kthyen në islam nga tmerri i terrorit turk, ose ia mbathën përtej Danubit.Më shpalljen e pavarësisë së Serbisë, vala e shkombëtarizimit të shqiptarëve ortodoksë arriti kulmin, sepse ata gjendeshin në mes të dy shpatave: të vriteshin nga turqit, ose të kërkonin shpëtimin nga Rusia, e cila mori tutelën mbi ortodoksët e Ballkanit.(…)llavishtja me sintaksë shqipe flitet edhe sot e kësaj dite nga ortodoksët e Kosovës, një e folme me të cilën në Beograd tallen, duke i quajtur “shqiptarë” “bashkëkombësit” e tyre nga Kosova. Shqiptarët e fundit ortodoksë vendës, ishin në rrethin e Pejës, Deçanit, Istogut, Vitisë e Gjilanit.Ata mbiemrave shqiptarë, ua shtuan mbaresat “iq”, apo “viç”, ashtu sikurse i patën edhe shqiptarët myslimanë e katolikë në kohën e terrorit serb. Shala, Gashi, Berisha, Lajçi, Dashi, Palbardhi, Kastrati, Pjetri etj. me mbaresat sllave ishin mbiemrat tipikë jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por edhe në Serbi e Mal të Zi. Pjesë të popullatës ortodokse të sllavizuar ka ende në katundet e Dukagjinit (Pejë: Sigë, Brestovik, Bjellopojë etj. apo të Komunës së Istogut: Zhakovë, në disa katunde të Drenicës etj ). Asnjëri prej tyre nuk e mohonte në vitet e shtatëdhjetë të shekullit të kaluar se të parët e tij flisnin shqip një ose dy breza para tyre, d.m.th. flisnin shqip deri në vitet njëzet të shekullit të kaluar.Nuk kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga periudha e shkombëtarizimit të shqiptarëve ortodoksë në Kosovë, apo 150 vjet nga koha tragjike e shuarjes së bashkëkombësve tanë në Serbinë e sotme dhe ne nuk e kemi asnjë dokument të publikuar për tragjedinë e tyre, as për proceset e asimilimit. Nuk kemi bërë asnjë përpjekje të ndriçojmë këtë periudhë, ndërsa është çelësi i kapërcimeve të mëdha.Kujtesën e kemi aq të shkurtër, sa as emërtimet e shumicës së katundeve, lumenjve e rretheve në Kosovë, Maqedoni e në territoret etnike nuk i mbajmë në mend si ishin në gjuhën shqipe, para vitit 1923-25, kur i sllavizoi gjeografi i shtetit serb, Jovan Cvijiq. Shumicën e katundeve i quajmë edhe sot sipas gjeografit shkombëtarizues

Lini një Përgjigje

Sanksione për Serbinë, presidentja e KE: Të presim njëherë hetimet

Sulm me armë në Bruksel, 2 të vrarë: vrasësi ka thirrur “Allah Akbar”