in

"Gabim katastrofal", "tradhti e vërtetë": Ish-gjenerali amerikan çmonton kthesën e Trumpit ndaj Rusisë

 

Ish-gjenerali amerikan Ben Hodges e dënon kthesën e Donald Trump ndaj Rusisë si një “gabim katastrofal”. Të gjitha informacionet rreth luftës në Ukrainë në tik-takerin e lajmeve.

“Gabim katastrofal”, “tradhti e vërtetë”: Ish-gjenerali amerikan çmonton kthesën e Trumpit ndaj Rusisë

 

E premte, 23 maj, ora 8:58 e mëngjesit: Ish-gjenerali amerikan Ben Hodges e përshkruan kthesën e Trump në lidhje me Rusinë për ” Bild ” si një “gabim katastrofal”. Presidenti i SHBA-së më parë kishte tërhequr kërcënimet për sanksione kundër Kremlinit dhe kishte sugjeruar që vetë Ukraina duhet të negociojë paqen me Rusinë.

Braktisja e plotë e mbështetjes për Ukrainën do të ishte “një poshtërim për Shtetet e Bashkuara dhe këtë administratë”, thotë me zë të lartë Hodges. “Pas të gjitha këtyre fjalëve të zhurmshme për zgjidhjen e problemit brenda 24 orësh, mendoj se besueshmëria e këtij presidenti dhe e kësaj administrate do të dëmtohet rëndë nga ky dështim.”

Ish-gjenerali amerikan paralajmëron gjithashtu për një largim të mundshëm nga Evropa, të cilin Trump e ka lënë të kuptohet.

 Ky do të ishte një “gabim katastrofik. Ekonomia jonë, prosperiteti ynë është i lidhur drejtpërdrejt me prosperitetin e Evropës”.

As Amerika nuk mund të mbulojë gjithçka me buxhetin e saj të mbrojtjes, dhe as nuk do të kishte kuptim të largonte “aleatët tanë më të mirë dhe më të besueshëm”. Hodges përfshin Evropën, Kanadanë dhe Australinë midis tyre.

“Nëse SHBA-të kthehen dhe thonë: ‘Hej, Evropë, ky është problemi yt!’, mendoj se kjo do të ishte një tradhti e vërtetë ndaj aleatëve tanë që na kanë qëndruar pranë për dekada të tëra”, ankohet ish-gjenerali amerikan.

Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Plagosen 12 persona nga një sulm me thikë në Hamburg

Ç’po ndodh me hetimet për kërcënimin e Vjosa Osmanit