Tashmë futbollistët e Kosovës dhe Izraelit, kanë shkelur “tapetin” ‘Fadil Vokrri’ për të bërë nxemjen e zakonshme për ndeshjes.
Dardanët dhe izraelitët do të përballen në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.
Pavarësisht mungesave të rëndësishme për këtë ndeshje, megjithatë, tek Kombëtarja jonë janë optimistë se para tifozëve të tyre do të jenë në gjendje të realizojnë fitoren e radhës në këtë cikël kualifikues.
Ndeshja Kosova-Izraeli starton në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK-Radio.