Të enjten është nisur kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.
E lidhur me këtë sot ka reaguar Ambasada Britanike në Prishtinë, duke thënë se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.
Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX.
Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.
Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, shkruan ambasada në Facebook.