in

Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi

epa08198196 Migrants intending to advance for the western countries of the European Union through Hungary gather in front of a closed gate on the Serbian side of the border between Serbia and Hungarian at the border station of Kelebia-Tompa, 06 February 2020. EPA-EFE/EDVARD MOLNAR HUNGARY OUT

Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian – Frontex – njoftoi se kapezulluar të gjitha operacionet në Hungari. Masa vjen pas një vendimi tëGjykatës Evropiane të Drejtësisë që kritikoi rëndë sistemin e azilit tëHungarisë.

“Frontex ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tijoperacionale në Hungari”, i tha AFP-së, Chris Borowski, një zëdhënës iFrontex-it, me bazë në Varshavë.

“Përpjekjet tona të përbashkëta për të mbrojtur kufijtë eBE-së mund të jenë të suksesshme vetëm nëse bashkëpunimi dhe aktivitetet tëjenë plotësisht në përputhje me ligjet e BE-së”, tha ai.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë në dhjetor gjeti mangësi tëshumta në procedurat e azilit të Hungarisë, duke përfshirë kthimin e paligjshëmtë migrantëve nga Serbia.

Gjykata gjithashtu kritikoi ndalimin e migrantëve në “zonate tranzitit”.

Komisionarja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson shkroinë Twitter se njoftimi i Frontex ishte “i mirëpritur”.

Komiteti i Helsinkit në Hungari (HHC), tha se Hungaria kishtekthyer më shumë se 4.400 migrantë që nga vendimi i gjykatës së BE.

Migrantët,kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e BallkanitPerëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian.

Lini një Përgjigje

Abrashi: S'ka largim të votuesve pas largimit të Vjosa Osmanit

Një bombardues amerikan ka fluturuar mbi Gjirin Persik