***“
Dihet që masa muslimane shumë shpejt i nënshtrohet influencimit, sidomos fesë, besojnë shpejt e me fanatizëm, prandaj në radhë të parë është e nevojshme, që për shpërnguljen e shqiptarëve të bëjmë për vete klerin e tyre dhe njerzit me influencë, me para ose me shtërngim.Duhet të gjenden sa më parë agjitatorët, të cilët do të propagandojnë për shpërnguljen, mirë do të ishte sikur të na i jepte Turqia këta. Ata duhet të përshkruajnë bukurinë e viseve të reja në Turqi, jetesën e lehtë dhe të këndshme atje, të ndezin në masë fanatizmin fetar dhe t’u zgjojnë krenarinë shtetrore turke.
Shtypi ynë mund të bëjë shërbime kolosale, duke përshkruar shpërnguljet e rehatshme të turqve nga Dobruxha dhe stabilizimin e mirë të tyre në viset e reja. Propagandimi në këtë mënyrë do të krijonte në masën tonë shqiptare predispozicionin e duhur për shpërngulje.
”***“
Për Shqipërinë tashmë kemi theksuar që duhet punuar për përfundimin e një konvente me të, për këtë problem. Në qoftë se nuk do t’ia arrijmë qëllimit, atëhere të paktën të arrihet aq, sa për çeshtjen e shpërnguljeve në Turqi, të heshtin.
E përsërisim se mjeshtria e veprimit në Tiranë dhe të hollat e përdoruara në mënyrë racionale, do të mund të luanin rol vendimtar në këtë çeshtje. “
“Më parë theksojmë se nuk duhet të kufizohemi në përçapjet diplomatike vetëm me Ankaranë, por duhet të përdoren të gjitha mjetet për ta bindur Tiranën që të pranojë një pjesë të të shpërngulurve.Besoj se kjo punë në Tiranë do të ecë me vështirësi, sepse Italia do ta pengojë këtë proces, por të hollat luajnë rol të madh në Tiranë.
Gjatë bisedimeve rreth kësaj çeshtje, duhet vënë në dijeni qeveria shqiptare se ne nuk do të ngurojmë nga asgjë për zgjidhjen definitive të kësaj çeshtje.”
(Botues Rexhep Shahu, pergatites Izet Duraku, sponsor Flamur Hoxha), Tirane, 2015