in

Fox News: Ja kë e duan amerikanët për President

Sondazhi i fundit i kryer nga Fox News, tregon se votuesit amerikanë e kanë humbur besimin e tyre ndaj presidenti Donald Trump.

Sipas sondazhit, vetëm 36% e personave të pyetur mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë. Ndërsa në lidhje me koronavirusin, 51% e personave mendojnë së është jashtë kontrollit.

Menaxhimi i situatës aktuale me pandeminë botërore i ka humbur shumë pikë presidentit në fushatën elektorale dhe votuesit mendojnë se kandidati Joe Biden do të kryente një punë më të mirë.

Gjithashtu, 56% e amerikanëve mendojnë se Biden është një njeri më i besueshëm dhe më i ndershëm sesa Trump.

Ata gjithashtu tregojnë se kandidati demokrat është më pak i korruptuar sesa Donald Trump.

Vetëm 47% e 1,246 personave që morën pjesë në sondazh mendojnë se Trump do të vazhdojë të mbajë postin e tij si president.

Lini një Përgjigje

Pandemia e ka lodhur ekonominë e Kosovës

Në tremujorin e tretë u regjistruan 2.593 ndërmarrje