I gjithë kombi iu kthye Kishës: ‘Ndrysho ritin!’. Sipas ritit, të posalindurin e zhytën tri herë në ujin e bekuar. Fëmija u sëmur dhe vdiq disa orë më vonë në spital nga dështimi i zemrësShumë rumunë u mobilizuan këtë javë në mediat sociale për të bindur Kishën Ortodokse të ndryshojë ritin e pagëzimit pas vdekjes së një të porsalinduri të nesërmen e ceremonisë së pagëzim.
“Vdekja e një të porsalinduri për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe. Ky rrezik duhet të eliminohet …”, thanë iniciatorët e peticionit në internet, i cili deri më tani ka mbledhur më shumë se 56,000 nënshkrime.
Një i porsalindur gjashtë javësh, vdiq në spital të hënën, menjëherë pas pagëzimit në një kishë në Suceava.Sipas ritit foshnjën e zhytën tri herë në ujin e bekuar. Fëmija u sëmur dhe vdiq disa orë më vonë në spital nga zemra.
Një autopsi gjeti lëng në mushkëritë e tij dhe u hap një hetim për vrasjen nga pakujdesia ndaj priftit që drejtoi ceremoninë.
Disa raste të tilla kanë ndodhur në vitet e fundit, sipas raporteve të medias.
Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Vasile Banescu tha se priftërinjtë thjesht mund të spërkasnin të sapolindurit me pak ujë në ballë për të shmangur tragjedi të tilla.
Por Kryepeshkopi Theodosius, udhëheqësi i krahut të fortë të Kishës, tha se riti nuk do të ndryshon.