Nga Dode Progni
Për sundimtarët komunistë të Shqipërisë,bashkëpunimi me britanikët ishte një krim shumë më i madh se sa bashkëpunimi me gjermanët.” 39)
Përball forcave të Kryeziut komanda gjemane dhe qeveritarët kuisling qenë detyruar të veprojnë me disa detashmente gjindarmërie dhe njësi kolaboracioniste të ashtuquajtura “vullnetarë”,batalione SS-e dhe regjimente speciale të Korparmatës së XXI malore gjermane,të cilat ishin pajisur me armatim të lehtë e të rëndë, përfshirë autoblinda, artileri dhe aviacion luftarak. Forcat nacionaliste të Kryeziut u shquan për trimëri e heroizëm në përpjekjet e armatosura kundër nazi- fashistëve.Në ndeshjet ball për ball me armikun dhanë jetën trimat:Rrustem Avdyl Mulosmani,Selim Bardhec Gjyriqi,Selim Ramë Mustafaj,Sokol Shpend Hoxhaj, Bajram Sylë Pepnikaj, Xhemal Sadri Abazi, Hazir Rrustem Osmani, Maxhun Zog Brahaj, Ibrahim Sylë Mustafaj, Mehmet Ali Mehmetaj etj.Këta me gjakun e jetën e tyre shkruan faqet më të ndritura të historiës së “Lëvizjes Kryeziu”.
Këto luftime dhe gjaku i derdhur në përpjekjet me nazifashitët hedhin poshtë katërcipërisht,si të pa vërtetë, pohimin e Enver Hoxhës se,gjoja forcat e Kryeziut nuk paskan luftuar,por siҫ shprehet ai, “zbraznin ndonjë pushkë kodrave sa për të thënë se po luftojmë.” Në shtator 1944,zona minerale Bytyç-Gjakovë,vazhdoi të jetë arenë e luftimeve të ashpëra midis forcave të Kryeziut dhe atyre gjermane, të cilat ishin detyruar të terhiqeshin në drejtim të Kosovës.
Me 7 shtator 1944,forcat e Kryeziut sulmuan minjerën e Babajt dhe çliruan 500 robër malazezë të cilët më pas ju bashkuan forcave antifashiste. Po këtë ditë Prefektura e Prizrenit njoftonte MPB ne Tiranë se,”Gani Kryeziu ka qellim të bashkohet me çetat e Hasit dhe të Lumës me i ra Kukësit e me pre komunikacionin Prizren-Shkodër” 28) Nga një raport i Komandës së Divizionit SS me qendër në Gjakovë del se,” forcat e Kryeziut kishin nën kontroll lartësitë e Qafës së Prushit prej nga kërcenonin Gjakovën dhe kishin bllokuar lidhjet me minjerat e Kromit.” 29) Ndërsa,me 14.09.1944,po kjo komandë pohonte se, ”…forcat e Kryeziut kishin sulmuar qytetin e Gjakovës.” 30) Edhe Komanda e Gjindarmërisë së Kukësit pohonte se,me 10 e 11 shtator,”Gani Kryeziu ka sulmue minjerat e Zogajt dhe ka marr drejtimin për Gjakovë me qellim sulmi… Linja telefonike Krumë-Qafë Prushi ashtë këputur nga forcat e tij,të cilat kan djeg edhe lokalin e postëkomandës së Qafë Prushit,përsoneli i të cilës ashtë bashkue me forcat e Kryeziut.” 31) Vrulli i forcave të Kryeziut,nga 19 gushti deri me 19 shtator 1944, me luftime të ashpëra e të suksesëshme ku-ndër gjermanëve në Kam, Kepenek,Zogaj,Qafë Prushi,Babaj të Bokës,Vogovë,Devë e Qerret,si dhe goditjet e para kundër garnizoneve gjermane në Gjakovë, çuan në çlirimin e Bytyçit e krejt Tropojës, si dhe shënuan pragun e kryengritjes së përgjithëshme në Kosovë.
Se si do të përfundonte kryengritja nacionaliste e udhehëqur nga Kryezinjtë në Kosovë është veshtirë të thuhet. Por mundë të pohojmë me bindje se, kryengritësit nacionalistë kosovarë pas fitores mbi fashizmin nuk do t’i hidhnin armët pa ju bërë të ditur nënshkruesëve të Kartës së Atllantikut,se Kosova ishte e vendosur të fitonte qoftë edhe me gjak,të drejtën e sajë për vetëvendosje. Më sakt, çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohet qysh në atë kohë, duke vënë në pikëpyetje sundimin serb mbi Kosovën.
Pikërisht në këtë moment kritik mjaft të rëndësishëm për fatet e Kosovës dhe të kombit shqiptar, godet rreptas dora e udhehëqjes komuniste shqipëtare,e cila nuk mundë të duronte më gjatë një forcë nacionaliste të suksesë- shme në luftën antifashiste, që gëzonte simpatinë e mbështetjen britanike,siç ishite Levizja Kryeziu. Veçanarisht shqetësuese për udheheqjen komuniste shqipëtare ishte porosia e ministrit te jashtëm britanik A. Iden dhënë ministrit rezident të Anglisë në Kozerta të Italisë ku midis tjerash thuhej: ”E.Hoxhës t’ja bëjmë të ditur se kur te vijë koha për njohjen e qeverisë së tij,duhet të këshillohet që të pranojë në FNÇl përsona të tillë si vëllezërit Kryeziu,të cilët kanë dhënë prova të luftës antifashiste dhe të patriotizmit.” 32) Në fakt kjo porosi ishte një presion i drejtëpërdrejtë mbi Enver Hoxhën për të kufiziuar pushtetit absolut të komunistëve që po vendosej në Shqipëri. Ajo tregonte haptas se një qeveri moniste, vetëm me komunistë, që kishte projektuar Enver Hoxha, nuk pëlqehej dhe nuk do të përkrahej asnjëherë nga britanikët dhe aleatët tjerë prendimor. Enver Hoxha i alarmuar,por gjithënjë në bashkëpunim me jugosllavët, vraponte për të qenë i pari në asgjesimin e Kryezinjëve dhe forcave nacionaliste qe ata komandonin. Në radiogramin dërguar Liri Gegës datë 8.08,1944 E.Hoxha udhëzonte: “Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji ka biseduar Fadil Hoxha me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade…I thashë Fadilit që ta vrasë (Z.Fundon – D.P) pa marr parasysh asnje rrethanë” 33).
Ndërsa, me 10 shtator 1944, E.Hoxha, i dërgon një letër “teper konspirative” Shtabit të Korparmatës së Parë të UNÇL, ku ndër të tjera theksonte: “Anglezët po bëhen kumbar për bashkimin e rreaksionit të Kosovës me tradhëtarët tanë nën flamurin e ndonjë Gani Kryeziu,ose të ndonjë qeverie që eventualisht mundë të formojnë detyra jonë është me e shkatërrue rreaksionin ushtarakisht…Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet.Duhet të veproni sa më parë,se mundë t’i vijnë në ndihmë kosovarët – shtonte ai.” 34)
Gjithashtu sekretari i komitetit të PKJ për Kosovën dhe anëtar i shtabit operativ të UNÇJ. Pavle Joviçeviçi (Rade) udhëzonte Fadil Hoxhën që të verifikonte tepër fshehtas informacionin se, ku ndodhej saktësisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga etj. “Kjo është rigorozisht konspirative. Lajmërohu në 5.30 dhe 10”- Pavle.” 35) Me 19 shtator 1944,E.Hoxha dërgon në Bytyç Shefqet Peçin me brigadën e tij,të cilët pasi u ngjitën në malin e Dobrejt ku ishte shtabi i Kryezinjve, arrestojnë Said Kryeziun me nipin e tij Dervish Kryeziun, Zoi Fundon dhe majorin anglez Toni Simkoks, të cilët i nisin për në qytetin e Beratit ku ishte vendosur Shtabi i Përgjith- shem i UNÇLSH dhe E.Hoxha.36) Majorin Simkoks dhe Said Kryeziun, pas ndërhyrjes së vendosur të anglezve,i lejuan të largohen për në Itali. Ndërsa Lazar Fundon, pasi e arrestuan, e torturuan për vdekje dhe i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve që kishte dërguar E.Hoxha me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni andej. T’i kërkohet të japë përgjigje për këto pyetje:Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar, dhe me ç’direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij.Deponimet e Zait na i dërgoni këtej,Zain e vrisni andej…” 37)
Kështu,nga të gjithë pjesëmarrsit në Levizjen Kryeziu,i pari që u ekzekutua ,madje në mënyrë shtazarake dhe me porosi të posaҫme të E. Hoxhës ishte Zai Fundo.” Vrasja brutale e Fundos,siҫ ka theksuar R. Hibbert në librin “Fitore e Hidhur” – ishte dëshmi e natyrës së papranueshme të pushtetit partizan… ishte një rast i komunizmit që gllabron të vetët: ky ishte një likuidim midis shokëve, ose në këtë rast, ish shokëve.” 38) Ngjarjet e 19 shtatorit 1944, ishin provokimi me i rëndë e me flagrant që udhëheqja komuniste shqiptare u kishte bërë forcave të Kryeziut deri atëherë. Ajo,me urdhër personal të E.Hoxhës,siç kish vepruar me grupimet tjera nacionaliste, i u imponua me forcën e armëve edhe Levizjës Kryeziu, duke i eleminuar asaj shtabinë drejtues politik dhe mbështetjen britanike. Në fakt, ky veprim brutal, i pabesë dhe antikombëtar ishte grushti shkatërrues,jo vetëm për Lëvizjen Kryeziu, po edhe për kryengritjen nacionaliste antifashiste në Kosovë. Këtej kufirit,në fund të vitit 1944,udhëheqja shqiptare i ndoqi Kryezinjtë për t’i asgjesuar ose arrestuar e hedhur në gjyq si agjent të anglo – amerikanëve. Dhe dihej fundi i këti gjyqi,pasi siҫ ka pohuar Piter Kemp,”Për sundimtarët komunistë të Shqipërisë,bashkëpunimi me britanikët ishte një krim shumë më i madh se sa bashkëpunimi me gjermanët.” 39)
Në këto rrethana tepër të vështira, i gjëndur përball provokimeve të ulta të forcave komuniste,komandanti trim dhe i urtë Gani Kryeziu nuk ra në kurthin e tyre, për të bërë qëndresë të armatosur, ҫka do të thoshte një luftë vllavrasëse,por i shpërndau forcat e tij duke i porositur që, ata që dëshironin,të vazhdonin luftën së bashku me forcat partizane komuniste, ndërsa të tjerët mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.Ganiu me të vëllain Hasan Kryeziu dhe me 22 bashkëluftëtarët më trima e më besnikë, u vendosën në kullat e Sulejman Kryeziut në Gjakovë, pasi kullat e tyre i kishin djegur gjermanët. Kjo shënoi shkatërrimin e Lëvizjes Kryeziu, të vetmes rezistencë efektive jo komuniste kundër gjermanëve në veri të Shqipërisë.
vijon


