in

Forca të shtuara të Policisë përreth objektit të Gjykatës Themelore në Pejë

Forca të shtuara të Policisë ka përreth objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, ku tre personat që u arrestuan mbrëmë do të dalin për herë të parë. Ata janë ndaluar për 48 orë, ndërsa në këtë seancë atyre mund t’u caktohet masa e paraburgimit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, mbrëmë vetëm ka konfirmuar arrestimin e tre personave, por nuk ua ka dhënë mundësinë gazetarëve që të pyesin mbi dyshimet për motivin e vrasjes së shoferit të autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, duke thënë se “për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të marrin pyetje”.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, u shpreh Kurmehaj.

Lini një Përgjigje

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në Vjenë

KEDS i premtoi Ramës se s’do të ketë ndërprerje të rrymës