in

“Forbes”: Cilat janë 100 gratë më të fuqishme në botë

Në renditjen vjetore të grave më të fuqishme në botë, tashmë në edicionin e saj të 20-të, revista amerikane e ekonomisë “Forbes” ka vendosur në krye Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo ndiqet nga Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde dhe në vend të tretë Zv.Presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris. Për herë të parë në vend të katërt është kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Ajo është e vetmja grua në krye të një vendi të G20-ës. Pas saj vjen ylli i popit miliarder Taylor Swift.

4 parametrat kryesorë të marrë në konsideratë nga Forbes për të hartuar “Top 100” të grave më të fuqishme në botë në vitin 2023 janë paratë, ndikimi në media, ndikimi në fushën e saj referencës, bazuar në ndikimin në çështjet socio-politike, kulturore dhe ekonomike të grave. Beyoncé zë vendin e 36-të (në vitin 2022 ishte e 80-ta), ndërsa Barbie është në vendin e 100-të. Në vitin 2022 ishte iraniania Mahsa Amini që mbyllte renditjen.

Lini një Përgjigje

Udevalla është tronditur për Liridonën, Suedia i merr fëmijët e saj

Arrestohet në Turqi i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares Gjorçevska në Shkup