Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës.
Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në një ndeshje miqësore.
Futbollistët e Kombëtares sonë, bën paraqitje të mirë, krijuan më shumë raste edhe pse vetëm një herë e dërguan topin në rrjetë.
Ishte Milot Rashica (25’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Kombëtaren tonë në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim, edhe pse armenët në finish të fraksionit të parë qëlluan shtyllën.
Edhe pjesëloja e dytë, solli lojë të kënaqshme, ku të dy skuadrat patën disa raste, megjithatë, kjo sfidë u mbyll me fitoren minimal të Kosovës prej 0-1.
Kjo fitore është një motiv për Kombëtaren tonë, e cila pas tri ditësh përballet me Hungarinë në Budapest, një tjetër ndeshje miqësore.
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Armenisë
(E plotësuar, 17:50) Është mbyllur pjesa e parë e miqësores ndërmjet Armenisë dhe Kosovës.
Dardanët këtë pjesëlojë e mbyll me avantazhin prej 0-1. Ishte Milot Rashica (25’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Kombëtaren tonë në epërsi prej 0-1.
Futbollistët e Kombëtares sonë, ishin ekip më i mirë në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e Kosovës prej 0-1, edhe pse armenët në finish të kësaj pjesë qëlluan shtyllën.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Kosova në epërsi, shënon Rashica
(E plotësuar, 17:29) Kosova ka gjetur golin në miqësoren ndaj Armenisë.
Është Milot Rashica (25’), i cili kalojë në epërsi Dardanët prej 0-1.
Armenët dhe Dardanët po përballen në një miqësore, në të cilën Kombëtarja jonë po bën paraqitje të mirë.