in

Florentina Gjergjaj,heroina e Kosovës!

Driton Tahiri 

Lufta e kahershme e armiqve të shqiptarëve për ta zhytur popullin shqiptar në anarki dhe prapambeturi, kohët e fundit sikur ka marrë një ofenzivë të re kundër çdo lloj forme që ata e konsiderojnë pengesë në realizimin e doktrinës antishqiptare në trojet tona.

Si për qudi në ball të frontit ka kohë që kanë vënë hiq më pak se kryesuesen e komisionit për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore në Parlamentin e Kosovës, Dude Baljen.Është për qudi, sepse,Dude Balja mund të përfaqësojë çdo gjë, por më së paku traditën islame të Kosovës dhe të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Kjo,duke kundërshtuar kodin civil të Kosovës, gjoja për shkak të nenit për lejimin e martesave në mes të gjinive të njëjta,e në fakt këtë dhe ata që e përkrahin Duden, më shumë u pengojnë nenet ku mbrohen të drejtat e femrave në trashëgiminë dhe barabarësinë e tyre në martesë dhe në jetën shoqërore. 

Kulmin e arritën pikërisht tani duke sulmuar heroinën, Florentina Gjergjaj,e cila respekton udhëzimet e kuvendit të Kosovës, dhe me këtë, zbaton edhe Kushtetutën e Kosovës. Përpjekja për të shamijëzuar femrat shqiptare, kohët e fundit ka marrë përmasa të një lufte të frikshme,ku shihet edhe nga reagimi i bashkësisë islame që thotë se,shamija është edukim, mësim dhe fisnikërim i shoqërisë.Shamija ishte dhe do të jetë shenjë dhe simbol i pabarazisë në shoqërinë shqiptare,prandaj sot, Florentina Gjergjaj është Heroina e Kosovës!

Lini një Përgjigje

Sa rrezokohen shqiptarët nga propaganda ruso – serbe -muslimane?

Shtatorja e akullt