in

Fjalimi i Ramës me rastin e fillimit të punimeve për kampin e refugjatëve!

Sherif Ramabaja

Të dashur deputet, sot po fillon një ditë e re për endin tonë. Shqipëria do ta ndihmoi mikun tonë Italinë në përballimin e një barre e cila po e mundon me decenie. EU me vite po përpiqet për një marrëveshje mbi refugjatët, por pa sukses. Gjithnjë po dalin disa shtete të cilat po e bllokojnë një marrëveshje të  përgjithshme.

Italia mikja e jonë ndër shekuj u la e vetmuar me këtë problematikë. Ne si popull me traditë humanitare, bijtë e nënës Terezë, nuk mund të shikonim se si miqtë tanë italian përballeshin me vlugun e refugjatëve, të cilët nga Afrika dhe venet aziatike në mënyrë ilegale së pari po zbarkojnë në Itali.

Unë duke qenë kryeministër i Shqipërisë u preokupova me këtë problematikë dhe me Rilindjen u d´akorduam që popullit vëlla italian ti dalim në ndihmë.

Unë zonjës Meloni ia propozova gatishmërinë tonë që refugjatët të cilët zbarkojnë në Itali, ti nisnin menjëherë drejt Shqipëri. Ajo u befasua me përkushtimin tonë për tu ndihmuar dhe mbeti e entuziazmuar nga zemërgjerësia e Shqipërisë.

Zonja Meloni më premtoi se do të angazhohet për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe do të angazhohet që sa më parë që është e mundur, të hapen negociatat për pranimin e Shqipërisë në EU.

Pra të dashur deputet ne në një mënyrë do ta ndihmojmë fqiun tonë Italinë, në anën tjetër do ta luftojmë shpopullimin e Shqipërisë dhe e treta, ne do të përfitojmë në hapjen e bisedimeve me EU.

Opozita e di që nuk është tërësisht e entuziazmuar nga vendimi im, por ne në këtë rast duhet të tregohemi solidar me fqinjët tanë: ashtu siç po tregohemi momentalisht solidar me Serbinë ku së fundi paraqitëm edhe propozimin e përbashkët për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit U21. Pra në të njëjtën mënyrë duhet të solidarizohemi edhe me Italinë dhe kuptohet që me qëndrimin tonë po përpiqemi edhe në zgjidhjen e preokupimeve tona, kur është në pyetje shpopullimi dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Fqinjësia e mirë është primare për Shqipërinë, prandaj ne nuk mund të mbetemi peng e Kosovës, e cila po ia mbyll dyert vetes në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe perëndimin. Me këtë po dëshmojmë se ne po e ndjekim të njëjtën rrugë siç e ndoqëm edhe gjatë LNÇ, vëllazërimin dhe bashkimin për ideale të përbashkëta me fqinjët tanë.

Ju jeni dëshmitar që Blushi me romanin e tij „Komploti“ i cili flet mbi të ardhmen e Shqipërisë bëri bujë, po në realitet ato ishin tërësisht ide të miat. Unë gjatë kohës sa ishim në pushtet me Blushin, flisja për këtë problematikë, pa llogaritur se ai kishte qëllim që t´mi vidhte këto ide dhe të shkruante vepër për këtë. Kjo është një çështje për të cilën unë kam fakte, po s’prish punë edhe nëse dikush përfiton prej punës sime.

Tash e tutje dua t´u them se Shqipërinë e presin ditë të mbara. Investime milionëshe nga dhëndëri i Trumpit priten në ishullin e Sazanit, kurse këto ditë Italia do të investoj në ndërtimin e kampit për refugjatët.

Me mbushjen e Shqipërisë me refugjatë, tregtia do të vihet në lëvizje. Hoteleria po ashtu do të përfitoi, po edhe mungesa e fuqisë punëtore do të zgjidhet. Pra përfitimet tona do të jenë të shumanshme, duke ia zgjidhur edhe problemin fqiut tonë Italisë.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Çrregullimet e gjumit, kush janë faktorët kontribues për rritjen e ishemisë

Rusia nis një ofensivë të papritur në veri të Ukrainës