RTK
Kryetarja e Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se komisioni që drejton ka gjetur se dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm.
Deputetja Pacolli ka theksuar se Komisioni ka realizuar dy hulumtime të ndara për të dy pronat, njëra prej të cilave sipas saj gjendet të Fakulteti Teknik e tjetra te Radiotelevizioni i Kosovës.
“Na kanë kërkuar qytetarët ta analizojmë këtë gjendje. Rasti i parë prona 68 ari në parcelat e Fakultetit Teknik, është tjetërsuar jashtëligjshëm. Rasti i dytë te RTK, 3 hektarë gjithashtu tjetërsim i pronës që është bërë jashtëligjshëm. Dyshimet janë që aktgjykimi ka qenë i falsifikuar sepse askund në institucione nuk e kemi gjetur origjinalin e aktgjykimit”, ka theksuar Pacolli.
Sipas saj, ka dyshime që në këtë keqpërdorim janë të përfshirë persona publik. Pacolli ka deklaruar se gjetjet e tyre do t’i dorëzojmë te prokurori i shtetit.