in

Finlanda shpreh dëshirën për t`u anëtarësuar në NATO

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar frikë në shumicën e shteteve fqinje të saj – nga shtetet baltike deri në Moldavi.

Finlanda teorikisht duhet të jetë e sigurt, pasi historikisht ka qenë neutrale.

Ashtu si në vendet tjera skandinave, përveç Suedisë, në Finlandë më herët nuk ka pasur diskutime për t`u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Por, së fundi, kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë në mënyrë eksplicite se çdo lëvizje drejt NATO-s mund të kishte pasoja ushtarake, njerëzit në të dy vendet u tronditën.

Që atëherë, avionët luftarakë rusë kanë hyrë në mënyrë të hapur në hapësirën ajrore suedeze.

Nëse të qenit neutral nuk mjafton për t`u mbrojtur kundër Rusisë, qytetarët në Finlandë e Suedi thonë se ndoshta nëse do të bashkoheshin me NATO-n do ta kishin mbrojtjen që u nevojitet.

Kjo paraqet një ndryshim të madh të qëndrimeve. Në Finlandë, veçanërisht, marrëdhëniet me Rusinë mendoheshin të ishin mjaft të mira, por pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar gjithçka.

Lini një Përgjigje

Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Abdul Latif Arnauti: si e pushtoi “gjenerali…” – botën e madhe të gjuhës arabe