in

Finalizohet Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Pas një pune intensive disamujore dhe me mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është finalizuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit. 

Edhe përkundër faktit që vendi ynë është lider në rajon që ka të funksionalizuar programin e kompensimit të viktimave të krimit në Kosovë, nga viti 2017 është vlerësuar se ky proces përmes rishikimit të Ligjit ekzistues duhet avancuar, me theks të veçantë:

– Është zgjatur afati për aplikim nga 6 muaj sa është aktualisht në 2 viteve;

– Janë rishikuar kriteret për kompensim, me qëllim që viktimat e dhunës në familje, mos ta kenë kusht kërkesën për dëmshpërblim nga i pandehuri. Po ashtu një risi është edhe qasja e menjëhershme në kompensim për viktimat e dhunës në familje, viktimat e mitur, ku do të mundësohet që disa lloje të dëmeve të kompensohen pa përfunduar procesi gjyqësor;

– Janë rishikuar kushtet materiale dhe formale për kompensim, duke përfshirë edhe lehtësime procedurale, si dhe janë zgjeruar llojet e veprave penale.

Trajtimi i viktimave të krimit dhe rregullimi i tij përmes legjislacionit përkatës, si dhe tani ndryshimi dhe plotësimi është dëshmi e përkushtimit të ministrit Selimi dhe të Ministrisë së Drejtësisë që viktimën e krimit ta mbështes, kompensojë dhe t’i mundësojë ta zënë vendin e merituar në kuadër të sistemit juridik te Republikës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Hoti: Në parim nuk kemi vija të kuqe për askënd

Murat Jashari i “Syrit të Popullit” shpallet fajtor