Në QMF në Emshir të Prishtinës ka filluar testimi antigjen për detektimin e virusit korona.
I duhen vetëm pak sekonda që të tregojnë rezultatin.
Këtë shpejtësi të marrjes së rezultatit nga testimi për COVID-19 po e ofrojnë testet rapide.
Këto të fundit javën e kaluar arritën në Kosovë, ndërsa që nga kjo e martë u vunë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prishtinës.
Bujar Gashi drejtor i shëndetësisë në këtë komunë thotë se deri më tani janë siguruar 18.000 teste rapide.
Madje Gashi poashtu shton se këto teste do të mundësojnë uljen e rasteve të infektimit me sëmundjen ngjitëse Covid-19.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë po thonë që këto lloj testesh do mund të sigurohen varësisht nga kërkesat e komunave.
Ministria e Shëndetësisë poashtu e kanë bërë të ditur që testet rapide planifikohet të sigurohen në bazë të kërkesave të institucioneve shëndetësore.