Gjermania është mbyllur përsëri që nga 16 dhjetori deri më 10 janar 2021. Deri atëherë, zbatohet parimi: “Ne do të qëndrojmë në shtëpi”. Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve ka pasur një lehtësim të vogël, por kufizimet themelore të kontaktit zbatohen në prag të Vitit të Ri dhe gjatë Vitit të Ri. Kjo do të thotë:
- Tubimet private duhet të kufizohen si në shtëpinë tuaj dhe po ashtu edhe në shtëpitë tjetra. Një maksimum prej pesë personash mund të takohen. Fëmijët deri në 14 vjeç nuk numrohen. Kjo është ajo që siguron vendimi i përbashkët i qeverive federale dhe shtetërore të 13 dhjetorit. Urdhëresa për Mbrojtjen nga korona të shtetit përkatës federal, është vendimtare për rregulloren në vend. Ju mund të gjeni një përmbledhje të detajuar këtu: Pasqyrë e gjerë – ora e ndalimit, kufizimet e kontaktit, rregullat e udhëtimit: çfarë është tani e zbatueshme në shtetin tuaj
Përveç kësaj, rregullat e mëposhtme zbatohen për natën e Vitit të Ri dhe ditën e Vitit të Ri:
· Ndalohen tubimet në të gjithë vendin. Policia përkujdeset të zbatojë këtë vendim.
· Ndalohet shitja e fishekzjarrëve të Vitit të Ri këtë vit.
· Fishekzjarret janë të ndaluara në vende të ngarkuara publike . Përveç kësaj, këshillohet fuqimisht që përgjithësisht të përmbaheni nga vendosja e fishekzjarreve.
· Në disa komuna, qytete dhe rajone vlenë gjithashtu ndalim – qarkullimi. Në Bavari, për shembull, është e ndaluar të qëndrosh jashtë një apartamenti midis orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit nëse nuk keni ndonjë arsye të nevojshme.
Kjo vlen në Natën e Vitit të Ri dhe ditën e Vitit të Ri për gastronominë dhe shitjen me pakicë
Gjithashtu nuk ka përjashtime për tregtinë me pakicë, shërbimet dhe gastronominë. Kufizimet e rezolutës së shtetit federal mbeten në fuqi. Rregullat në një shikim:
- Pjesë të tregtisë me pakicë mbeten kryesisht të mbyllura. Tregtia e produkteve ushqimore, farmacitë, zyrat postare dhe shitjet e gazetave, furnizimet për kafshë dhe tregjet e ushqimit janë ende të hapura. Sidoqoftë, shumë dyqane mbyllen rreth mesditës në prag të Vitit të Ri. Arsyeja: Megjithëse 31 Dhjetori nuk është festë publike, disa rregullore zbatohen për kohën e hapjes. Koha e shitjeve në prag të Vitit të Ri rregullohet ndryshe në vendet federale. Më 1 janar, shumica e dyqaneve – me disa përjashtime – gjithsesi janë të mbyllura. Mund të lexoni këtu për sa kohë mund të blini sot .
- · Sallonet e flokëve, studiot kozmetike ose praktikat e masazhit janë ende të mbyllura. Vetëm trajtimet e nevojshme mjekësore mbeten të mundshme.
- · Ndërmarrjet hotelierike nuk lejohen të hapen as në prag të Vitit të Ri dhe as gjatë Vitit të Ri. Sidoqoftë, dorëzimi i ushqimit për konsum nga restoranet e ushqimit të shpejtë janë ende të lejuara.
- · Teatrot dhe objektet e argëtimit së lirë mbeten të mbyllura.
Policia monitoron respektimin e masave të koronës
Policia dëshiron të monitorojë në mënyrë rigoroze respektimin e kufizimeve të koronës në prag të Vitit të Ri. “Tani jemi duke rritur praninë tonë në hapësirën publike,” tha nënkryetari i Sindikatës së Policisë (GdP), Jgrg Radek, i “Süddeutsche Zeitung” para Krishtlindjeve.
Sidoqoftë, policia nuk do të “shkojë nga shtëpia në shtëpi pa arsye dhe të numërojë sa njerëz janë ulur në tryezë”. Për shkak të së drejtës themelore të sferës private , kjo nuk është as e mundur. “Por nëse marrim indikacione se rregullat janë shkelur diku, atëherë ne hetojmë,” tha Radek.
Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja