Nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, pas fitores që Kombëtarja e Shqipërisë arriti ndaj Serbisë me rezultat 1-0 në Leskovc, qytetarët kanë dalë në rrugë për të festuar këtë fitore historike.
Nëpër sheshe dhe rrugë janë valëvitur flamujt kombëtarë shqiptarë dhe ata të UÇK-së, ndërsa këngët patriotike kanë dominuar atmosferën festive.
Tifozët kanë brohoritur me entuziazëm dhe krenari, duke e cilësuar këtë fitore si një moment të veçantë për mbarë kombin shqiptar.