in

Ferizaj: Mbi 40 të lënduar, disa me gjendje të rëndë

Shpërthimi, i cili dyshohet të jetë i një bombole gazi në një lokal brenda qendrës tregtare, la shumë dëme prapa vetes, mbi të gjitha në njerëz, pasi shtatë nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, disa prej të cilëve është paralajmëruar se mund të dërgohen për trajtim jashtë vendit.

“Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit ka arritur në 42, në mesin e tyre janë edhe dy të mitur”, ka thënë major Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

Sipas drejtorit të Kirurgjisë Plastike në QKUK, Zejn Buja djegiet të cilat kanë pësuar pacientët të cilët nga Spitali Rajonal i Ferizajt u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë nga 30 e deri në 50 për qind të sipërfaqes së trupit.

“Si rezultat i kësaj tragjedie 12 pacientë kanë ardhur në Qendër Emergjente të cilët kanë qenë të lënduar me djegie. Shtatë prej tyre kanë djegie të mëdha, gjegjësisht të rënda. Sipërfaqja e tyre sillet prej 30 deri në 50 për qind. Edhe këta 7 pacientë janë të vendosur në mjekimin intensiv qendror. Te një pjesë e tyre janë bërë intervenimet fillestare kirurgjike. Edhe në të ardhmen këta pacientë do të kenë nevojë për trajtim kirurgjik. Gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë. I Gjithë stafi është mobilizuar. Kisha shfrytëzuar rastin që të kërkojë nga qeveritarët që të kemi një qendër të djegies ashtu siç e kanë të gjitha vendet e rajonit”, tha ai.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, zjarrëfikësit, qytetarët që ishin afër, punëtorët teknik nga komunat tjera, ishin ata të cilët me intervenimin e shpejt parandaluar që kjo tragjedi të shpërndahej edhe më shumë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, vizitoi të lënduarit dhe po ashtu bëri të ditur se janë duke punuar për të lehtësuar procedurat, në mënyrë që ata që janë në gjendje më të rëndë të dërgohen për shërim në Republikën e Turqisë.

Sipas dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes dhe atyre brenda lokalit, fillimisht kur kishin dëgjuar shpërthimin, ata kishin menduar se bëhet fjalë për tërmet.

Njëri nga të lënduarit, duke folur për një televizion lokal, ka thënë se në fillim kanë menduar se ishte tërmet, kur e kanë dëgjuar shpërthimin.

Ai, identiteti i të cilit nuk dihet, tha se janë përpjekur që tu ndihmojnë personave të lënduar që të dalin nga lokali, ku edhe ata vet ishin mysafirë.

Lini një Përgjigje

Fahri Xharra: “ Po humbasim “

Anton Quni flet për hetimin e ShIK-ut