in

Fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Zarë vijojnë mësimet plotësuese

Falë angazhimit të komunitetit shqiptar të Zarës, në shkollën fillore “Kruno Krstiq” në lagjen ‘Arbnesh’ që nga viti 2016 ka filluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

Një mundësi e tillë është shumë e mirëseardhur thonë prindërit dhe nxënësit shqiptar.

“Kur e hapem paralelen e parë këtu në Arbnesh të Zarës mësimet filluan t’i vijojnë nxënësit shqiptarë të diasporës, mirëpo këtë vit kemi një vërshim të fëmijëve arbneshë”, thotë mësuesi Vesel Lekaj, raporton RTKlive.

Arbneshët e Zarës që në Kroaci njihen si arbanas emigruan rreth 300 vjet më parë, kryesisht përgjatë bregdetit dalmat.

Ata erdhën nga rrethina e Shkodrës ndërsa për fat të mirë edhe sot e kësaj dite në shumë familje arbneshe është ruajtur gjuha shqipe.

Lini një Përgjigje

Pikat që tregojnë se sa shumë Erdogani e imiton regjimin e Putinit

Temperatura deri në 26 gradë dhe reshje në këto zona