Kur pritej depërtim i ri në Perëndim pas shumë vjetësh nënshtrimi Turqisë, doli një lider i dështuar me formulimin idiot: s’kemi pse turpërohemi që jemi 95 për qind myslimanë, duhet të mburremi! Dikur thoshim jemi 95 për qind shqiptarë, kurse ky flet si një serb, jemi 95 për qind myslimanë.
Shkruan: Gani Mehmetaj (Zemra Shqiptare) 22.08.2020
Kthimi i shqiptarëve në fenë e turkut u bë me vrasje masive, me përdhunime e me dhunë. Vetëm kur e kujton fjalën islam ta kujton tmerrin se si na kthyen në fenë e tyre. Ai shqiptar që thotë se mburret me fenë e turkut, është mu si të thotë gruaja e përdhunuar se mburret me fenë e përdhunuesit të saj. Nuk ishte faji i gruas fatkeqe që e përdhunuan, por nuk ka grua që mburret me përdhunim dhe me përdhunuesin. Mendjet e çoroditura janë diçka tjetër. A janë disa nga shqiptarët mendje të çoroditura?
Nuk ishte faji i shqiptarëve që e morën fenë e turkut, sepse s’patën rrugë tjetër, fenë e turkut ose vdekjen, por të thuash se mburresh që je në këtë fe? Këtë nuk e gjen askund në botë. Dhe të bëhen shqiptarët mbrojtës të fesë së përdhunuesit? Të harrojnë stërgjyshërit që ua masakruan? Të harrojnë stërgjyshet që ua përdhunuan? Të harrojnë motrat e këtyre stërgjysheve që ua morën skllave në haremin e turqve? Është diçka që s’ta kap mendja. Rrezik të na lëshoj toka. Të zhdukemi.
Të thuash që je 95 për qind në fenë e turkut, ndërsa i di të gjitha këto fakte, është çorodi. Është më shumë se sa Sindromi i Stokholmit.
Feja islame për shqiptarët është feja e turkut, ata na e dhanë me gjak e me zjarr, me dhunë e përdhunime. Me ikjen e tyre duhej t’ua kthenim, por nuk e bëmë. Të gjithë pleqtë tanë e kanë quajtur feja e turkut. Ta madhërosh këtë fe është ta madhërosh pushtimin dhe pushtuesin, ta himnizosh dhunën e përdhunimin. Ç’mund t’u themi kësaj kategorie njerëzish? Tru peshku? Skllevër, bijë skllevërish? Mohues të stërgjysheve, mohues të gjakut të derdhur ndër shekuj?
Kush janë ata që e predikojnë sot me zjarrmi fenë e turkut? Fytyra dhe flokët i tradhtojnë. Asnjëri prej tyre nuk është shqiptar. Stërgjyshërit e tyre erdhën me pushtuesit turq në hejbet e devesë ose të gomarit. Pushtuesi turk edhe hoxhallarët i solli nga Anadolli, Kazakistani, Kirgizia, Siria dhe shkretëtirat e Saharës.
Rusia pastaj solli hoxhallarët e vet nga Moska e vendet aziatike me mision të caktuar, shkombëtarizimin. Misionin e shkombëtarizimit e kishin edhe përhapësit e fesë së turkut nga Anadolli e Azia. Në pjesën më të madhe, hoxhallarët edhe sot janë nipër të aziatikëve e të rusëve. Nuk janë shqiptarë dhe nuk e ndjejnë vetën shqiptarë. Kanë urrejtje prej të çmenduri ndaj shqiptarëve, ndaj figurave tona kombëtare, ndaj të kaluarës sonë dhe ndaj të ardhmes që përpiqen të na e nxijnë. Po shqiptarët pse i shohin me indiferencën e deles? Pse u ndihmojnë në shkombëtarizim? Pse lejojnë t’ua nxijnë të ardhmen e ti kthejnë në mesjetën shkretinore? Pse lejojnë të na shkëpusin nga kontinenti ynë dhe të na kthejnë në Azi, të na gremisin në humnerë.