Sukseset e kosovarëve viteve të fundt kanë qenë të njëpasnjëshme. Së fundi kosovari Faton Kryeziu ka arritur që të arrijë një sukses fantastik duke dizajnuar trofeun e ‘Skating Awards 2020’. Ai ka treguar se fillimisht ka bërë skicën, e pastaj e ka kthyer atë në bronz duke u zgjedhur si më e mira. Kujtojmë që Faton Kryeziu është një artist i dalluar, e talenti i tij vërehet qartë në veprat e tij të shumta.