Pos përbërësve të përmendur, në ushqim mund të përzieni edhe çervish në mënyrë që të bëhet më e dendur
Gjithashtu, me suxhuk dhe mish të thatë, kjo gjellë shkon shumë mirë me pure patatesh.
Përbërësit:
– 1 qepë;– 100 g mish të thatë;– 500 g lakra turshi;– 500 g fasule;– 2 lugë spec të kuq të bluar;– 3 fletë dafine;– kripë;– piper– piper– pak hudhër
Përgatitja:
Grini qepën dhe fërgojeni në vaj. Shtoni mishin e thatë të grirë, fërgoni pak dhe shtoni lakrën turshi, specin e kuq dhe përzieni.
Lakrën lini të ziej një kohë, pastaj qitni pak ujë vetëm sa për ta mbuluar dhe shtoni specin e kuq dhe fletët e dafinës.
Lëreni të ziejë rreth 20 minuta.
Shtoni më shumë ujë dhe ziejini shkurt, pastaj shtoni fasulet e kulluara që keni gatuar më parë.
Ziejini edhe pesë deri në dhjetë minuta, pastaj shërbejeni me sallam ose mish të thatë.