Kush nuk e pëlqen projektin e Ballkanit të hapur- Jugosllavia e trete me Shqipërinë brenda, është fashist. Kush nuk e pëlqen muzikën e plagjiatorit e luftënxitësit Bregoviç, është fashist e shkuar fashistit, shkruan një analist nga Shqipëria “mëmë”.
Kush nuk e pranon Jugosllavinë e Titos, është tradhtar, kërcënonte Enver Hoxha nga Tirana. Kush nuk e pranon serbianin vëlla, është tradhtar e kokëderr kosovarë, kërcënonin partizanët shqiptarë nëpër qytetet e katundet e Kosovës. Madje i pushkatonin ata që thoshin se serbët nuk i kemi vëllezër, por i kemi armiq.
Besojë se analisti nga Tirana vetëm pushkatim verbal do të na bëjë. Dikur po të te quanin fashist në Shqipëri e në Kosovë, të vrisnin, sot vetëm të rruajnë.