in

F1 Bahrain, nga terrori teksiguria: Hamilton ‘sistemon’ Red Bull

 Lewis Hamilton fiton GP e Bahrain në Sakhir, etapa e tretë ngafundi e Botërorit të Formula 1. Britaniku i Mercedes, që ka administruar nëmënyrën më të mirë të mundshme garën pas rinisjes së dytë, që pasoi aksidentine Grosjean, e mbylli përpara dy makinave Red Bull të Max Verstappen e AlexanderAlbon. Shumë keq Ferrari që e përfunduan garën me një xhiro vonesë: vendi i 10°për Charles Leclerc, i 13° për Sebastian Vettel.

Ishte e vështirërinisja, pas aksidentit të tmerrshëm të Romain Grosjean, por me fikjen esemaforit e gjithë frika e fillimit të garës u la pas shpine. Për të provuar tëharronte atë që ndodhi mendoi, si gjithmonë, Leëis Hamilton që administroi etriumfoi në një garë të ethshme, e 95 fitore në F1.

Verstappen,pavarësisht limiteve të Red Bullit të tij dhe vështirësive të jashtëzakonshmeme gomat në një cirkuit të vështirë, u përpoq të thoshte fjalën e tij, porduhej të pranonte shkallën e dytë të podiumit tek i cili, nëse nuk do të kishteqenë për një problem të pësuar disa xhiro nga fundi, do të kishte vëzhguarmeksikanin Sergio Perez. Megjithatë, shkallën e fundit të podiumit e rrëmbeunjë tjetër Red Bull, ai i Alexander Albon i cili shfrytëzoi thyerjen motorit(mori flakë) të Racing Point për të marrë podiumin e dytë të sezonit (i pari nëMugello GP në shtator).

Lini një Përgjigje

Policia greke arreston këngëtarin Notis Sfakianakis. Kokainë dhe armë pa leje

Vrasje e qëllimshme e Maradonës: mjeku personal nën hetim