in

Ewa Zajacowska, Ursula Von der Leyenit: “Duhet të jesh në burg”

Ajo sulmoi verbalisht Ursula von der Leyen duke i thënë: “Me atë që ka bërë duhet të jetë në burg, jo në Komision”.

“Zonja Von der Leyen është koha që dikush t’ju tregojë drejtpërdrejt se çfarë mendojnë shumica dërrmuese e qytetarëve për ju. Ju jeni fytyra e Ligjit të Gjelbër Evropian, i cili shkatërron ekonominë evropiane, që shkatërron bujqësinë dhe e çon Evropën në një moçal ekonomik. Ju jeni fytyra e çmendurisë klimatike, e cila po na shtyn ne evropianët të bëhemi gjithnjë e më të varfër. Së fundi, ju jeni fytyra e ligjit të imigracionit. Si mund të mos keni turp të promovoni diçka të tillë si Pakti i Emigracionit, i cili bën që miliona gra dhe fëmijë të ndihen të kërcënuar në qytetet e tyre? Ju jeni përgjegjës për çdo përdhunim, çdo sulm dhe çdo tragjedi të shkaktuar nga emigrantët e paligjshëm, sepse jeni ju që i ftoni këta njerëz në Evropë. Dhe për atë që keni bërë, duhet të shkoni në burg dhe jo në Komisionin Evropian”.

“A e dini se çfarë mendojmë për Marrëveshjen tuaj të Gjelbër Evropiane? A e dini se çfarë mendojmë për Paktin e Emigracionit?” shtoi ajo me tone të larta duke grisur dy copa letre.

Në atë moment ndërhyri Roberta Metzola, e cila tentoi ta ndërpresë duke i thënë se koha e saj kishte mbaruar, ndërsa Von der Leyen e shikonte duke qeshur.

Kush është Ewa Zajacowska

34-vjeçarja Zajacowska është mësuese e historisë dhe gazetare, përfaqësuese e shtypit e formacionit të ekstremit të djathtë “Konfederacja Ëolność i Niepodległość” në Poloni.

Ajo filloi karrierën e saj politike në vitin 2014, duke iu bashkuar partisë së ekstremit të djathtë Korwin në qytetin e saj të lindjes Random.

Nga viti 2016 deri në vitin 2023, ajo ka punuar si gazetare duke mbuluar çështje politike, ekonomike dhe bujqësore.

Kaos në mbarë botën! Shkëputet interneti në banka, aeroporte dhe televizione

Scholz në Beograd: Litiumi është po aq i rëndësishëm sa nafta dikur