Eva Ras:”Tito votoi kundër shtetit të Izraelit, prandaj Izraeli e njohu Kosovën”
Eva Ras i takon komunitetit izrailit në Serbi!Është një ndër aktoret e njohur të shumë filmave në Serbi!
Ajo mes tjerash thotë:
“Në kohën kur duhej të vendoseshin themelet e shtetit Izrailit, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kishte një kundërshti të paparë nga disa shtete që kundërshtonin krijimin e shtetit të Izrailit!Një ndër ato shtete që kundërshtoi themelet e Izrailit ishte edhe Jugosllavia, kundër shtetit të Izrailit ishte Josip Broz Tito, ai kishte vënuar dorë për këtë punë!Një veprim të tillë të politikës jugosllave, të Titos asokohe e kam pritur me keqardhje të madhe; kjo nuk duhej të ndodhte, por ndodhi ajo që ndodhi!Megjithatë, në politikë, pastaj në këtë botë dy gjëra nuk harrohen, nuk harrohet as e mira e keqja!Dhe, dhe vjenë një ditë kur Izraili e pranoi Pavarësinë e Koëovës; e bëri këtë, e bëri për faktin se iu kundërpërgjigj qëndrimit të Jugosllavisë, të Titos, të atyre që dikur votuan kundër themeleve të shtetit Izrailit!Këto janë fakte të gjalla, të gjitha në formë të shtruar i kam trajtuar hollësisht në librin tim”.
Liza BEQAJ


