in

Është emri “Gegë” një formë e shkurtuar e emrit “Gjergj”?

Nuk mund të mos tërheqë vemendjen përputhja që u vu re: koha e përhapjes dhe e ngulitjes së emrit Gegë përkon me epokën e Skënderbeut

Në studimin e akademikut të njohur britanik Noel Malkolm “Shqiptarët e periudhës së hershme moderne në duart e inkuizicionit”, gjejmë një të dhënë në pamje të parë surprizë. Ani pse autori është shprehur në tjetër kontekst, pa dashtë me përcjellë kumt tjetër, përveç një sqarimi të thjeshtë në kllapa, ai na cyt me shprushë në një kahe të paprekur deri sot. Në vepër flitet për një dëshmitar, që jetonte “në shtëpinë e kont Gegha-s, i njohur në italisht si Georgius Bardi i Shqipërisë…”. Malkolmi shkruan se në këtë dokument “jepet shumë pak informacion në lidhje me “kontin” shqiptar, emri i të cilit me gjasë ishte Gjergj Bardhi”, dhe vijon me një sqarim në kllapa për ata që mund të mos e dijnë: “(“Gegha”, si një formë e shkurtuar e “Gjergj”)”.Ky saktësim, i ndërkallur në një tekst që flet për tjetër gjë, merr pakujtimas peshë. Duke e marrë të mirëqenë shënimin se Gegha është trajtë e shkurtuar e Gjergj, mos afrohemi te përgjigjja që kërkojmë për prejardhjen e emrit Gegë?

Autori i kësaj sprove u lidh me profesor Malkolmin; zotni i vërtetë, dijetari i shquar pati mirësinë me kthye përgjigje saora. Në letrën e përgjigjes shprehet…(nga sprova “Karakteri shqiptar dhe etimologjia e emrit gegë”, botimet ALSAR, Tiranë 2021. Libraria ART’S).

Lini një Përgjigje

Putinit Haga po ia mbyll syrin: A e pret i njëjti fat edhe Vuçiqin!

Shkoi si vëzhgues në Mal të Zi – kthehet si hero!