Nëna ukrainase vajton të afërmit që ia vrau ushtria ruse
Në fillim të agresionit rus në Ukrainë, nisën viktimat e propagandistëve proruse e pro islamikë të sulmonin Ukrainën sikur ata të kishin bërë agresion në Rusi e jo Rusia në Ukrainë. Xhelatin e bënin viktimë, ndërsa viktimën xhelat, ose përpiqeshin t’i barazonin viktimën me xhelatin, që ishte qasje prej idiotësh bastard, ose qasje kriminale. Nëpër biseda kafenesh, rrjeta sociale e debate jo formale, një shtresë të rinjsh, të përciptë e pa gjykim të vetin, të ndikuar nga mediat pro ruse në Evropë e nga majtistët-marksistë, flisnin e besa ndonjëherë e thoshin ndonjë fjali gjysmë analfabetesh në rrjetet sociale kundër Ukrainës, pa e gjykuar fare krimin rus.
Kur donin ta mbështesnin urrejtjen e tyre ndaj ukrainasve, shkruanin se ata ia paskan shitur një helikopter Maqedonisë, kur ata luftonin kundër shqiptarëve, ndërsa nuk e thoshin se ishte qeveria pro ruse e ukrainës ajo që e bëri një tregti të tillë.
Kjo marrëzi në Dardani ka rënë shumë, sepse e panë se janë një pakicë budallenjsh, viktima të propagandës ruse.
Por në Shqipëri mendësia pro ruse ende është agresive, janë ish nxënësit e instruktorëve rus e jugosllavë, që nuk e kanë hequr ndryshkun stalinistë as pas pesëdhjetë vjetësh, e kanë bartur nga babai të i biri. Për ta “Putini ua ktheu dinjitetin rusëve”, duke i masakruar jo rusët dhe duke e luftuar demokracinë perëndimore
Të vjen për të qarë e për të qeshur kur i sheh këta budallenj me tru të vonuar.
Dardania Press.com


