in

Escobar “shokoi” Serbinë: SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve

ShBA do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës edhe nëse serbët (Lista serbe) do t’i bojkotojë ato. 

Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të martën, gjersa u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës.

Ai kërkoi që të ndalen djegiet e automjeteve, pasurisë së palujtshme dhe kërcënimet ndaj komunitetit serb në veri, që nuk vijnë nga shqiptarët.

I pyetur nëse zgjedhjet lokale në veri të Kosovës do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë ato, ai tha se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe tha se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve.

“I kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, deklaroi Escobar.

Lini një Përgjigje

Vriten gjashtë ushtarë turq nga luftëtarët kurdë në Irak

Lista Serbe ftesë Ramës, për një vizitë në Veriun e Kosovës !