in

Escobar ndjek koncertin e pianistit shqiprar në Vjenë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbrëmë ka ndjekur koncertin e pianistit shqiptar të Kosovës, Zakir Popaj, në Vjenë.

Popaj ka publikuar fotografi bashkë me emisarin pas koncertit në Palais Schönborn-Batthyány teksa për takimin me të thotë se “rasti është mbret i botës”.

Në Vjenë është duke qëndruar edhe I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që mbrëmë ishte pjesë e një diskutimi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE, veçse nuk dihet nëse edhe ai ka ndjekur koncertin e mbrëmshëm të shqiptarit të Kosovës.

Lini një Përgjigje

E sulmuan me acid në fytyrë në mes të Tiranës, Dule: Rindërtova fytyrën time, jetën time dhe qepja shpirtin tim

Dyzetë mijë dardanë drejt bregdetit shqiptar, kolona kilometrike në Rrugën e Kombit