in

Erdogan “sfidon” borën, i organizon pritje madhështore presidentit serb

Një ditë pasi vizitoi Shqipërinë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti për një vizitë zyrtare sot, 18 janar, homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Ankara.

Pavarësisht reshjeve të borës në Turqi, Erdogan kishte organizuar një ceremoni pritjeje madhështore për Vuçiç.

Fillimisht parakaluan mbi kuaj përgjatë presidencës. Pas himnit të Turqisë të dy presidentët u drejtuan drejt Presidencës ku do të zhvillohet takimi.

Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.

Lini një Përgjigje

Erdogani sot me Vuçiqin, dje me Ramën

Raportet ndërmjet shqiptarëve dhe turqve s’janë vëllazërore