Në Bruksel janë mbledhur liderë nga e gjithë bota, në kuadër të Samitit të NATO-s. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë samitit u takua me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ajo çfarë ra në sy gjatë takimit të tyre ishte mënyra e tyre e përshëndetjes.Kamerat kanë fotografuar një moment kur Erdogan dhe Biden tokin grushtat me njëri-tjetrin pasi shtrëngimi i duarve është i ndaluar në këtë kohë pandemie dhe në një moment duket sikur Erdogan ishte duke iu afruar Biden për ti puthur dorën, por nuk ishte ashtu.
Ai po ngrihej dhe kamerat e ‘kapën’ në një pozicion që dukej sikur po i afrohej dorës së presidentit amerikan.