in

EPOSI SHQIPTAR NE FRENGJISHT

Shemsi Krasniqi

Me Abidin Krasniqin perkthyesin e eposit shqiptar ne frengjisht, me rastin e promovimit te librit te tij ne Ambasaden e Kosoves ne Paris, e ku u shfaq edhe filmi i Sahit Kokollit “Lahutari i fundit”.

Libri i Abidinit “Cantilènes du cycle épique albanais de Muji et Halil” (“Kenget e ciklit epik shqiptar te Mujit e Halilit”) eshte nje kontribut i jashtezakonshem per promovimin e eposit shqiptar ne France dhe autori e perkthyesi meriton shume mirenjohje per kete.

Mendoj se ky liber duhet te promovohet edhe ne Prishtine, Tirane, Shkup dhe Ulqin dhe te behet pjese e bibliotekave dhe librarive atje.

Pata nderin e kenaqesine qe me kete rast, para nje publiku shqiptar dhe francez, fola per menyren e reprezentimit te natyres ne eposin tone. Abidinit i deshiroj shume sukses ne punet e tij, te cilat gjithmone i kryen me talent, vullnet dhe pasion te veçante!

Lini një Përgjigje

Gjergj Kastrioti, Flamuri, 28 Nëntori ; " janë e zeza e këtij vendi"

SHBA vë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB për një armëpushim në Gaza