in

Enver Hoxha u thotë jugosllavëve: Kryezinjtë të dënohen ashpër(2)

 Shkruan av. Zanfir Kryeziu Këtë e ka pohuar vetë Enver Hoxha në librin e tij: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.Kur tregon gjoja grindjen e tij me jugosllavët V.Stoiniç e N. Dizdareviç,lidhur me qëndrimin ndaj Kryezinjve,në vitin 1944, pohon t’u ketë thënë atyre: “Interesi i të dy partive tona dhe i luftës sonë të përbashkët kërkon që këta armiqë  të denohen ashpër…Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit.”Ushtria jonë Nacionalçlirimtare, -thote ai,i kapi këta banditë (fjala per Kryezinjtë. D.P.) dhe i denoi me vdekje.” Shkakun themelor të këtij qendrimi teje të rrepte që E.Hoxha mbajti ndaj Kryezinjve e shpjegon sakt e qartë Peter Kemp kur thote: “Për sundimtarët komunistë të Shqipërisë, bashkëpunimi me britanikët ishte një krim shumë më i madh se bashkëpunimi me gjermanët.”                                                       Në të vertetë Kryezinjtë, jo vetëm që kishin bashkëpunuar me britanikët, por edhe kishin fituar simpatine e përkrahjen e tyre. Ata kishin marr nga britanikët vlerësime të larta si patriotë,si luftëtarë antifashistë dhe si demokratë me orientim politik prendimor. Për pjesëmarrjen në luftën antifashiste dhe idealet demokratike prendimore që aspironin,ata qenë bërë të njohur deri në çarqet e larta të politikës anglo-amerikane.E. Hoxha,që kishte vendosur ta bënte Shqipërinë komuniste,ta lidhte ngusht me lindjen “e kuqe” dhe të shkëpuste çdo lidhje me prendimin kapitalist,i vuri Kryezinjtë në krye të listës për t’i eleminuar politikisht dhe fizikisht.  i pro prendimore dhe antikomunistë, ata do të ishin pengesë serioze për pushtetin e tij në të ardhshëm.       Pasi kish dështuar në perpjekjet e tij për t’i futur Kryezinjtë në “kularin” e vet nepërmjet një posti qeveritar, dhe eleminimin e tyre ta bente më vonë,siç veproi me disa nacionalistë të tjerë,E. Hoxha, në bashkëpunim me jugosllavët, përpunoi planin e eleminimit urgjent të Kryezinjve duke i akuzuar ata si “kriminel lufte e bashkëpunëtorë të fashizmit.”                                                            Ekzekutimin e mori përsipër pala jugosllave, jo vetëm pse ata ishin shtetas jugosllavë, siç thotë E.Hoxha,po nga se ata ishin shumë të interesuar për një ekzekutim të shpejtë e të sigurtë të tyre.Ekzistencen e Kryezinjve, serbo-sllavët e konsideronin tepër të rrezikshme. Ata shiheshin si rrezik  potencial e si “gacë” e ndezur që në çdo moment mund të përhapënin në Kosovën shpërthyese të asaj kohe flakën e një kryengritje nacionaliste antisllave, ndaj ekzekutimin e tyre nuk mundë t’ia besonin askujt tjetër. Nga ana tjetër,E,Hoxha në atë kohë,nuk ishte aq i zoti as aq guximtar sa të konfliktohei haptaz me britanikët për ҫeshtjen e Kryezinjve.Britanikët, siҫ kemi përmendur më sipër, jo një herë gjatë luftës kishin shprehur simpatinë për poziocinimin e tyre në anën e frontit antifashist.Madje i kishin mbështetur ata gjatë gjithë periudhës së luftës.Në fund të fundit,për E.Hoxhën kishte rëndësi fakti që eleminimi i Kryezinjëve të ishte i sigurtë.Likuidimi i Levizjes Kryeziu dhe i vetë Kryeznjëve është një nga shembujt tipik të bashkëpunimit midis udheheqjes komuniste shqiptare me atë jugosllave për eleminimin,në Kosove e Shqipëri,të nacionalistëve antikomunistë,intelektualeve me orientim prendimor dhe njerëzve me influencë në popull, që kishin menduar e ishin përpjekur për Shqipërinë etnike,të lirë e demokratik.                                                         Kur flasim për autorësinë e udheheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare në eleminimin e Kryezinjve dhe lëvizjes së tyre antifashiste, nuk mund të anashkalohet roli tejet negativ që luajtën udhëheqësit komunistë të Kosovës në realizimin e kësaj vepre kriminale dhe antikombëtare. Kur ishte puna për t’ju kundërvëne Kryezinjëve dhe lëvizjes së tyre antifashiste,ata u treguan përherë të gatshëm për tu shërbyar me shume zell si udhëheqjes komuniste shqiptare ashtu dhe asaj  jugosllave.                   Ish anëtarët e shtabit të Kosmetit dhe të Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovën si, Fadi Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha,Ymer Pula,Ali Shukria etj.të cilët, ashtu si gjatë luftës, dhe pas saj, kur kishin zënë pozita të rëndësishme drejtuese në partinë dhe shtetin komunist në Kosovë e Jugosllavi,asnjëherë nuk e pushuan luftën kundër Kryezinjve dhe familjes së tyre.                                                     Siç është thënë më sipër,gjatë viteve të luftës rivaliteti midis udhëheqësve komunistë kosovarë dhe vëllezërve Kryeziu ishte i ashpër dhe i vazhdueshëm. Por në vitin 1944,kur dukej e afërt dhe e sigurtë fitorja e koalicionit antifashiste ndaj Gjermanisë naziste,shtabi i Kosmetit dhe udhëheqësit komunistë kosovarë e ashpërsuan së tepërmi qëndrimin kundër Kryezinjve.Kjo ndodhi për shkak se Kryezinjtë ishin figura të njohura,të respektu- ara, dhe me autoritet të padiskutueshëm në Kosovë. Si pjesëmarrës aktiv në luftën antifashiste, kishin fituar simpatinë e përkrahjen e aleatëve anglo-amerikanë. Ndërsa me pozicionimin e qartë në krahun e nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar që aspironin krijimin e Shqipërisë etnike,dhe me qëndrimin e hapur e të vëndosur antisllavë dhe antikomunist që kishin mbajtur gjatë viteve të luftës,ata kishin fituar përkrahje të gjerë në mbarë popullsinë e Kosovës. Mu për këto arësye udhëheqësit komunistë të Kosovës,pretendent për të marr pozitat drejtuese në Kosovën e pasluftës, bënë ç’ishte e mundur për eleminimin e Kryezinjve, të cilët i kishin rival e kundërshtar politik,ideologjik dhe klasor të kahershëm.Për t’ia arrijtur këtij qëllimi bashkëpunuan ngusht me udhëqeqjen e PKJ dhe të PKSH,duke qëndruar vazhdimisht në ball të çdo aksioni shkatërrues kundër Levizjes Kryeziu.                  Kundërvënje ndaj Kryezinjve kishte të bëjë në radhë të parë me qëndrimin e tyre ndaj të ardhmes së Kosovës. Këtë e shpreh hapur Fadil Hoxha në një letër që i dërgonte Liri Gegës,në vjeshtën e vitit 1944, i cili në formë kritike ndaj Kryezinjve i thoshte: ”Kryezinjtë,Kosovën e quajnë pjesë të pa ndarë të Shqipërisë dhe se ata duan që Kosova të dalë e bashkuar me Shqipërinë mbas lufte”. Bazuar në shumë fakte dhe dokumenta, pa asnjë pikë dyshimi mundë te thuhet se,udhëheqësit komunistë të Kosovës ishin bashkëautorë kryesor me serbosllavët në arrestimin dhe agjesimin e Kryezinjëve dhe realizimin e  masakrës së Hereçit, ashtu siç bashkëpunuan  për   realizimin masakrën së Drenicës dhe shtypjen e nacionalistit të shquar Shaban Polluzha dhe forcave të tij në janar-shkurt 1945,ku u bënë rrafsh me tokë 15 fshatra shqiptare dhe u likuiduan mbi 3000 civilë shqiptarë.Masakra e Hereçit, eleminimi fizik i Gani Kryeziut dhe bashkëluftëtarëve të tij më të ngushtë,vërtetë u kryen jashtë kufirit të Shqipërisë me autorë të drejtpërdrejtë palën jugosllave,por kjo kurrsesi nuk e përjashton nga përgjegjësia palën shqipëtare.Kjo vepër kriminale ishte  jo vetëm deshirë, po edhe marrveshje e të dy palëve.

Lini një Përgjigje

Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës i njohur si komandant ‘Ujku’

Qazim Vula- Një sakrificë e mohuar