in

Ëndrra e Putinit, ta pushtojë botën !

Nga Sherif Ramabaja

Hitleri kishte pretendime ta pushtonte botën. Ai ende nuk kishte arritur ta zbulonte bombën atomike, prandaj në fund kur e vërejti se po e humbte luftën, u mbyll në bunker dhe e zgjidhi problemin.

Sot Putini ka marr rrugën e tij, por në Ukrainë sharra i ka hasur në gozhdë, prandaj botën po e këcënon me arsenalin atomik.

Ose më lejoni ta pushtoi Ukrainën, ose do të përballeni me pasojat atomike, e porositi ai perëndimin.

Nato reagoi dhe e përsëriti qëndrimin se ne, nuk kemi kurrfar planesh të hyjmë në luftë.

Kryetari Biden nuk e komentoi, por e injoroi qëndrimin e Putinit. Ekspertët ushtarak, burra shtetëror, diplomat, EU dhe institucione ndërkombëtare filluan të diskutonin se sa mund të jetë i vërtetë qëndrimi i Putinit.

Astrologët dhanë mendimin e tyre. Psikologët e vlerësuan gjendjen shëndetësore të tij.

 Meteorologët parashikuan kohën, vendin dhe rrethanat e shtypjes së butonit të kuq nga Putini.

Ekspertët e kirurgjisë plastike po ashtu dhanë mendimet e tyre se faqet e Putinit dukeshin të fryra.

 Nuk dihej, ka bërë farë operacioni plastik kundër rrudhave, lëngon nga ndonjë sëmundje e pashëruar, apo kjo mund të ishte si pasojë e depresionit psikik dhe nga pagjumësia.

Magjistarët të brengosur me fatin e njerëzimit, caktuan kongresin e tyre për të hulumtuar se si me magji të pëtpiqen t´ia ndërronin mendjen Putinit dhe ta shndërronin në një qenje normale.

Njeri nga magjistarët kundërshtoi duke thënë se, ne nuk jemi kompetent për diken që nuk i beson magjisë, sepse ai është i fiksuar vetëm të pushtoi dhe vras popuj.

Pra lindi pyetja se kush mund ta ndalte dhe si të shpëtoi bota nga ai.

Disa than që ta dërgonin në shkretirën e saharës dhe ta lenin aty. Disa të tjerë than që ta fusnin në kafaz së bashku me një gorillë dhe të eksperimentonin me te.

Njëri tha ta humbnin në mal dhe të shikonin se a është në gjendje të kthehet përsëri në shtëpi.

Nuk munguan edhe kërkesa ekstremiste, ta fusnin mes gjarpërinjëve, t´ua hudhnin krokodilave, ta dërgonin në parkun nacional afrikan te luanët etj.

Në fund njëri tha ta dërgojmë në Ballkan, sepse atje ka mjek popullor që mund t´i ndihmojnë.

 Në Shqipëri ka bimë shëruese të lloj – llojshme. Në Serbi prodhojnë serbët djath gomarësh, që është shërues për personat si Putini.

Po ashtu në Serbi i ka miqtë e shpirtit, Vuçiq dhe Daçiq të cilët me përralla historike mbi Serbinë do t´ia kthejnë buzëqeshjen.

  Shkrim nga Mars – Rover

 

Lini një Përgjigje

Kosova hap dyert për strehimin e gazetarëve ukrainas, qeveria ndan mjete financiare

Heroi i Europës Volodymyr Zelensky