in

Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i ardhshëm ekonomik i Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë shumë miqësore telefonike me Ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, znj.Reem Ebrahim Al Hashimy.

“Biseduam për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Emirateve, përmes implementimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik si edhe projekteve të investimit. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik, që do të zbulojë potencialin e vendit e rinisë sonë të mrekullueshme, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shkëmbime në fusha të interesit të përbashkët. Këtë potencial Kosova synon ta kapitalizojë përmes pjesëmarrjes në ngjarjen më spektakolare të shekullit ‘Dubai Expo 2020’, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Sipas ministres, Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë faktorë për paqen e stabilitetin në rajonet respektive, më së fundi duke jetëzuar marrëdhëniet me Shtetin e Izraelit përmes angazhimit të përbashkët me partnerin e madh, SHBA-në.

Lini një Përgjigje

Zemaj: Të vazhdohet me masat rigoroze anti-COVID

Ujkan Bajra po tenton ta komprometojë procesin e avancimeve në UP