Sherif Ramabaja
Maduro, diktatori i Venezuelës sërish i fitoi zgjedhjet. Në rast se i humb ato kërcënoi me luftë civile, po ishte i sigurt se do t´i fitonte. Të tërë aparatin shtetëror e kishte në dorë.
Sapo e shpalli veten fitues urimet e para i pranoi nga Putini, Kina, Irani, Korea Veriore, Vuçiqi, Daçiqi, Dodiku, Vulin, Radojçiqi etj.
Kritik ndaj manipulimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve, përpos perëndimit, ishte edhe miliarderi Elon Mask, i cili e akuzoi si diktator.
Maduro si kundërpërgjigje Elon Mask e ftoi në një duel, si shenjë hakmarrje për ofendimin ndaj tij.
Elon Mask si duket e pranoi propozimin e Maduros dhe i kërkoi se nëse e fiton duelin, Maduro ta dorëzoi pushtetin diktatorial, kurse po fitoi Maduro i premtoi që do ta dërgonte me raketën e tij Space X në Mars pa pagesë.
Dilema është se Mask mund ta ketë një listë të tërë që pa pagesë në Mars t´i dërgoi edhe Kim Un Yong, Xi Jiping, Lukashenkon, Putinin, Mullët iranian, Vuçiqin, Daçiqin, Dodikun, Vulin, Gjuriqin, Bërnabiç – kën, Radojçiqin etj.
Kjo listë ishte bërë e njohur nga Mask, ende pa e ndërtuar raketën e preferuar, por derisa raketa të jetë e gatshme, lista mund të zgjerohet, ka propozuar Elon Mask.
Një dilemë e madhe Mask – ut i është paraqitur sepse, ka hasur në vështirësi kur është në pyetje formulimi i listës për shqiptarët.
Si gjithmonë kur janë në pyetje shqiptarët, lindin probleme të paparashikuara. Shqiptarët deklaruan se lista e tyre nuk duhet të formohet vetëm nga shteti amë Shqipëria, po duhet ta përfshij edhe Kosovën, Luginën, Maqedoninë, Malin e Zi, Çamërinë, Turqinë, diasporën etj.
Mask pas disa ditësh, pasi ishte menduar se si ta zvogëlonte listën për shqiptarët, doli me propozimin e ri: Fjala këtu do të jetë vetëm për politikanët me poste shtetërore, por jo për kategoritë e tjera.
Duhet të mendoni se cilët e meritojnë një udhëtim të tillë. Përjashtim mund të bëjnë edhe ish figurat udhëheqëse, kuptohet të cilët ende jetojnë, sepse ju tash nuk mund ta propozoni ish udhëheqësin dhe diktatorin e juaj Enver Hoxha. Ky është vetëm një shembull, që ta kuptoni se si të bëhet përzgjedhja.
Pra i kishte lutur shqiptarët që t´i përpilojnë listat nga të gjitha trojet shqiptare, pa i keqpërdorë kriteret të cilat janë të qarta, vetëm të merituarit.
Tash çështja mbetet te Shqipëria, Kosova, Lugina, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria etj. se cilat personalitete do t´i propozojnë. Ekziston mundësia që qytetarët t´i përpilojnë listat, pastaj të bëhet rizgjedhja, ose kryesisht do të vendosin institucionet përkatëse. Kjo pritet të vendoset sa më parë.
Nga Mali i Zi u kuptua se listës do t´i prij Abaz (0) viqi, po ashtu nga burimet anonime u mësua se listën nga Shqipëria do ta kryesoi kryeministri Rama.
Nga Kosova nuk u mësua deri tash se kush do ta udhëheq listën, sepse po kërkohet që listën ta kryesojnë edhe përfaqësuesit e BIK – ut, për rolin e tyre tejet aktiv në marrjen e vendimeve për fatin e shqiptarëve.
In oficiel u dëgjua se listën do të duhej ta kryesonte, pse jo, Baton Haxhiu, Thaçi, Veseli, përfaqësuesit e LPK si pasardhës të Enver Hoxhës etj. por këto ishin vetëm spekulime. Pyetje e pasqaruar po ashtu mbeti, si do të arrijnë të kthehen sërish këta lider të popullit, apo do të qëndrojnë atje përgjithmonë?
Mars – Rover (Satirë)