in

Eliot Engel: vrasësit e vëllezërve Bytyçi jetojnë në Serbi

Eliot Engel, udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit të deritanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, pastaj Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqit.

Engel thotë se Thaçi ka treguar respekt për sundimin e ligjit me dorëheqjen nga posti i presidentit për t’u ballafaquar me akuzat e Speciales. “Kongresi do ta monitorojë nga afër Gjykatën Speciale për të siguruar se ajo garanton sundimin e  ligjit dhe të drejtat e të akuzuarit”.

 “Mjerisht, duket se ajo po operon si një gjykatë etnike – një që ndjek vetëm shqiptarët për kryerje krimi”, ka thënë Engel. Ai ka përmendur edhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi, për të cilët thotë se “nuk kanë gjetur drejtësi, edhe pse kryesit janë identifikuar dhe jetojnë në Serbi”.

Engel i ka bërë thirrje Departamentit të shtetit të SHBA-së dhe Departamentit të Drejtësisë që të verifikojnë punën e Gjykatës Speciale për të siguruar se nuk po godet vetëm njerëz në bazë të përkatësisë etnike dhe të ndalojë bashkëpunimin ose mbështetjen e SHBA-së me Gjykatën, nëse vërtetohet se po e bën një gjë të tillë.

Lini një Përgjigje

Walker është i shqetësuar për Kosovën

Gjykohen individualisht për të vlerësuar përgjegjësinë penale