in

Eliot Engel uron FSK-në për misionin e parë jashtë vendit

Ish-kongresmeni amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel, ka përshëndetur misionin e parë paqeruajtës të FSK-së jashtë vendit.

“Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, ka shkruar Engeli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën është cilësuar si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë.

Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka thënë se misioni paqeruajtës gjashtëmujor është bërë falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)./ER

Lini një Përgjigje

KMDLNj: Veteranë të UÇK-së mos kaloni nëpër Serbi, mund të arrestoheni

Teknologjia e turizmi në Kosovë, në shënjestër të investitorëve izraelitë