Të gjitha vendvotimet për zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan dhe zgjedhjet për kuvende komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, janë hapur me kohë, raporton RTKlive.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e parë për media tha se procesi ka filluar mirë. Ai ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
“Deri në këto momente, sipas planifikimet ju njoftoj se është bërë shpoërndarja e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletvotimet. Natyrisht si çdo herë shpërndarja e materialit është bërë në bashkëpunim dhe me përcjelljen e Policisë së Kosovës. Më lejoni të ju njoftoj se sipas informacionet që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në katër komunat janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Gjithsej janë 19 qendra të votimit dhe siç kemi njoftuar deri më tani 6 janë të rregullta, ndërkaq 13 të tjera janë alternative. Të gjitha adresat e sakta të qendrave të votimit i kemi publikuar në webfaqen e KQZ-së, rrjetet sociale dhe mediat”, tha ai.
KQZ-ja do të mbaje edhe tri konferenca, në orën 11:30, mbahet konferenca e dytë për medie e KQZ-së në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor.
Në orën 15:30, mbahet konferenca e tretë e KQZ-së lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor dhe e fundit konferencë, mbahet në orën 19:30, lidhur me pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe mbylljen e vendvotimeve.