Vala e tretë e koronavirusit, në janar, mund të prishë planet e orarit të vaksinimit në Itali, paralajmëroi një ekspert qeveritar në një intervistë të shtunën.
“Fillimi i vaksinimit më të madh masiv të të gjitha kohërave do të ishte i vështirë gjatë valës së tretë”, tha nw La Repubblica komisioneri i krizave të koronavirusit, Domenico Arcuri.
“Organizimi i vaksinimeve është më i vështirë nëse njerëzit nuk mund të lëvizin”, tha ai, duke shtuar se vendimi i qeverisë për të forcuar masat midis Krishtlindjeve dhe fillimit të janarit ishte i nevojshëm.
Qeveria italiane njoftoi të premten se vendi po mbyllet për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pasi ekspertët paralajmëruan se rreziku i një epidemie është ende i lartë.Kufizimet që zbatohen për të ashtuquajturat zona të kuqe janë pranuar – izolimi i njerëzve në shtëpinë e tyre që mund të largohen vetëm kur shkojnë në punë, për arsye shëndetësore dhe në raste urgjente, dhe mbyllja e shumicës së dyqaneve.Masat do të hyjnë në fuqi nga 24 në 27 dhjetor, nga 31 dhjetor në 3 Janar dhe 5 dhe 6 janar, tha kryeministri Giuseppe Conte pas një takimi qeveritar.Italia, një nga vendet më të goditura nga pandemia, ka në plan të marrë 10,000 doza të vaksinës dhe të fillojë t’i japë ato më 27 dhjetor, me 1.8 milion doza që priten menjëherë pas.Italia nuk po planifikon një vaksinim të detyrueshëm kundër covid-19.Vendi, me një popullsi prej 60 milion banorësh, ka 68,500 vdekje nga covid-19, më shumë se çdo vend tjetër evropian.Të dhënat e fundit tregojnë një farë përmirësimi. Të shtunën, autoritetet e shëndetit publik raportuan pak më shumë se 16,000 infeksione të reja në 24 orët e fundit dhe 550 vdekje.