in

°Edwin E. Jacques: Perandoria turke masakroi 500 bejlerë shqiptarë në Manastir

“Më 9 gusht të vitit 1830 në Manastir, Perandoria Osmane kreu masakrën e Manastirit kundër parisë shqiptare myslimane. Mbi 500 bejlerë shqiptarë myslimanë brenda një dite masakrohen mizorisht në një komplot të organizuar në qytetin e Manastirit nga ana e bejlerbeut osman, Mehmet Reshit Pasha, me urdhër të sulltan Mahmudit II Han për likuidimin e tyre.

Në një kurth të menduar mirë, Sulltan Mahmud II Hani përmes bejlerbeut të tij të Rumelisë, Mehmet Reshit pasha, ftoi në Manastir në vitin 1830 krerët më të rëndësishëm shqiptarë myslimanë, të cilët, i vrau në pabesi në një masakër të madhe, ku plot 500 bejlerë shqiptarë të jugut, Shqipërisë së Mesme dhe të Çamërisë, u copëtuan barbarisht brenda një dite nga plumbat dhe bajonetat e ushtrisë moderne osmane.

Qëllimi për këtë komplot eliminues ishte i hershëm. Nga koha kur Mahmud II erdhi në pushtet, për të eliminuar parinë e mbetur shqiptare myslimane, pas shpërbërjeve të pashallëqeve shqiptare të Bushatllinjve dhe Ali Pashës, Sulltan Mahmudi II që erdhi në fron, në vitin 1808 kishte filluar misionin e centralizimit osman, të cilën e filloi me masakrën më të madhe ndaj elitës shqiptare myslimane të mbledhur në Manastir në vitin 1830.”° (Arbërorët e Maqedonisë)

°Edwin E. Jacques, The Albanians, an ethnic history from prehistoric times to the present, f. 95.

Lini një Përgjigje

Hoti përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Pa shall, në veri!