in

Edona Maloku – Bërdyna është emëruar ambasadore e Kosovës në Portugali

Edona Maloku – Bërdyna është emëruar ambasadore e Kosovës në Portugali. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se pret zhvillimin e marrëdhënieve me këtë shtet pas përvojës së ambasadores së re.

“Me këtë përvojë të pasur dhe vizion të qartë, jemi të bindur se nën drejtimin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Portugalinë do të arrijnë nivele të reja të zhvillimit dhe bashkëpunimit. Në arsim, kulturë, ekonomi dhe fusha të tjera kyçe, Dr. Maloku Bërdyna do të sjellë një perspektivë të freskët dhe energji të reja për të fuqizuar këto lidhje”, ka shkruar ajo në facebook.

Gërvalla tutje ka prezantuar Maloku – Bërdynën si figurë e shquar në shkencat sociale.

“Ajo ka doktoraturë në Psikologji/Shkenca Sociale nga Universiteti Leiden në Holandë, ku edhe ka përfunduar Masterin e Shkencave me vlerësimin më të lartë të dhënë në universitetet holandeze (Cum Laude). Puna e Dr. Maloku Bërdyna është njohur dhe vlerësuar në shkallë globale, duke përfshirë çmimin prestigjioz Otto Klineberg dhe disa njohje ndërkombëtare për ndikimin e saj në ndryshimin social dhe drejtësinë shoqërore”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka falënderuar ambasadorin e deritanishëm, Ylber Kryeziu.

Shefi i CIA-s pritet në takim nga kryeministri Kurti

CIA: Rrini urtë!